Oficeri dixhital ka denoncuar sot se skafi që u kap në Karaburun pak ditë më parë i përkiste Agron Xhafes, vellait të Fatmir Xhafes. Sipas këtij denoncimi të publikuar nga ish-kryeministri Berisha policia po hesht dhe po ushtron terror.
Postimi:
“Pershendetje zoti Berisha. Desha te ju informoj se ne policine e Vlores por edhe ne qytet te gjithe e dine se Skafi me 1 ton droge qe u gjet i braktisur ne Karaburun ka qene i Agron Xhafes, vellait te ministrit te brendshem. U gjet njeri nga skafistet i mbytur dhe nje tjeter eshte zhdukur dhe nuk dihet asgje per fatin e tij. Ne komisariatin e Vlores ushtrohet terror qe te mos permendet emri i vellait te ministrit Xhafa. Ju lutem beje publike, me respekt..”





