Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Call Center-at po ikin – pezulluan aktivitetin 30 kompani, shtohen 25 mijë të papunë

12/07/2017
Call Center-at po ikin –  pezulluan aktivitetin 30 kompani, shtohen 25 mijë të papunë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ligji italian që synon të rikthejë brenda vendit industrinë Call Center ka dhënë efektet e para në Shqipëri, duke pezulluar aktivitetin e rreth 30 kompanive.
“Mbi 2 apo 3 mijë vende pune kanë qenë nga Call Center-a që kanë qëndruar mbi 5 vjet në Shqipëri, të cilat kanë pasur një kontratë ekskluzive me një multinacionale italiane, që për shkak të ligjit ka frikë se penalizohet dhe ka pezulluar dhënien e shërbimit për t’u ofruar nga kompani që janë të regjistruara në Shqipëri”, deklaron Genti Drenova, nga Shoqata e Call Center-ave.
Vlera e gjobës për shkelësit e ligjit është 50 mijë euro. Por disa kompani po përpiqen t’i përshtaten ndryshimeve ligjore për të mbijetuar.
“Nga momenti që jemi të detyruar të themi ‘flasim nga Tirana’, ligji thotë se kur klienti kërkon të merret nga Italia apo brenda BE-së jemi të detyruar t’i kalojmë telefonatën një operatori me nënshtetësi italiane. Kjo ka një kosto sepse duhet të kesh një zyrë në Itali apo brenda komunitetit. Nëse e ke në Rumani apo Bullgari mund të operosh pa problem”, thotë Denis Sina, administrator i një kompanie call center.
Paralelisht me këtë, përfaqësuesit e biznesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë shqiptare. Një nga pikat kryesore është subvencionimi i trajnimeve.
“Të paktën për një periudhë të caktuar të kishim një subvencionim të kostos së sigurimeve shoqërore, që është shumë e lartë. 25 mijë punonjës mund të jetë shifër e ulët në krahasim me tregun e punës, por janë punonjësit më sensitivë, studentë që jo vetëm rriten në karrierë, por mbështesin studimet dhe familjet e tyre”, thotë Drenova. TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.