Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Zbulohet vendimi i qeverisë Rama që i hapi rrugën ndërtimeve në kalanë e Tiranës

26/03/2017
SKANDAL/ Zbulohet vendimi i qeverisë Rama që i hapi rrugën ndërtimeve në kalanë e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një vendim i qeverisë “Rama” në prill të vitit të kaluar, duket se i ka hapur rrugë ndërtimeve në zonën arkeologjike A, në Tiranë, që përfshin edhe kalanë e Tiranës.
Ky vendim i Këshillit të Ministrave që është bërë publik në “Gazetën Shqiptare” që në 24 prill 2016, bën disa ndryshime nga vendimi i fundit që i përket qeverisjes “Berisha” më 2009. Duhet pranuar, se vendimi flet për konstruksion të lehtë (dru, xham, plastikë) dhe sigurisht nuk flet për betonizimin e kalasë së Tiranës.

“Piruetat” me dokumentet
Ky vendim i qeverisë bën disa ndryshime në vendimin e vitit 2009, për shpalljen e Kalasë së Tiranës zonë arkeologjike A dhe miratimin e rregullores së administrimit të saj. Praktikisht, nga vendimi i qeverisë “Berisha” qeveria “Rama” ka shtuar një pikë, e cila duket se i hap rrugë konstruksioneve në zonën arkeologjike A.
Pika 4 e dokumentit, përcakton se konstruksionet duhet të jenë maksimumi një kat dhe se duhet të jenë të lehta dru, xham, plastikë, metal. Në VKM përcaktohet se konstruksionet “duhen realizuar larg mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara”.
Pika e shtuar thotë: “Pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje: Pika 4. Vendosja e konstruksioneve të lehta (dru, xham, plastikë, metal), me lartësi maksimale 1 kat, të cilat duhen realizuar larg mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara.
Konstruksionet, në funksion të ruajtjes, ekspozimit, informimit publik, që lidhen me veprimtarinë arkeologjike, në veçanti, dhe trashëgiminë kulturore, në përgjithësi, si dhe nevoja të tjera të rikualifikimit urban të zonës, duhet të jenë të lëvizshme (të çmontueshme) dhe, në asnjë rast, nuk duhet të dëmtojnë nëntokën dhe peizazhin.
Projekti miratohet nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve dhe, për çdo rast, duhet të përcaktojë qartë qëllimin, kohëzgjatjen, vendndodhjen e strukturës brenda zonës si dhe plan-projektin e saj.
Vendosja e tyre bëhet me mbikëqyrjen e autoriteteve të specializuara shtetërore”.

Vendimi
Në vendimin “disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 1197, datë 3. 12. 2009, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e Kalasë së Tiranës ‘Zonë arkeologjike A’” dhe miratimin e rregullores së administrimit të saj” në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2, të nenit 30, të ligjit nr. 9048, datë 7. 4. 2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave thuhet se
VENDOSI:
“2. pika 1, e nenit 2, të rregullores, ndryshohet, si më poshtë vijon: 1. Konservimi dhe restaurimi i mureve rrethuese dhe strukturave të tjera arkeologjike të kalasë, kryerja e formave të testimit, të përcaktuara me vendim të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, projektet kërkimore shkencore, të miratuara nga Këshilli Shkencor i Institutit të Arkeologjisë, pas shqyrtimit dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve”.
Ndërkaq, në pikën 2, të nenit 2, të rregullores, para fjalës “Restaurimi…” shtohen fjalët “Konservimi dhe…”.
Pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje: “4. Vendosja e konstruksioneve të lehta (dru, xham, plastikë, metal), me lartësi maksimale 1 kat, të cilat duhen realizuar larg mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara. Konstruksionet, në funksion të ruajtjes, ekspozimit, informimit publik, që lidhen me veprimtarinë arkeologjike, në veçanti, dhe trashëgiminë kulturore, në përgjithësi, si dhe nevoja të tjera të rikualifikimit urban të zonës, duhet të jenë të lëvizshme (të çmontueshme) dhe, në asnjë rast, nuk duhet të dëmtojnë nëntokën dhe peizazhin. Projekti miratohet nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve dhe, për çdo rast, duhet të përcaktojë qartë qëllimin, kohëzgjatjen, vendndodhjen e strukturës brenda zonës si dhe plan-projektin e saj. Vendosja e tyre bëhet me mbikëqyrjen e autoriteteve të specializuara shtetërore”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.