Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ KLD rrëzon tre herë Petrit Vasilin dhe miraton vlerësimin për 10 gjyqtarë

24/03/2017
EMRAT/ KLD rrëzon tre herë Petrit Vasilin dhe miraton vlerësimin për 10 gjyqtarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, mbledhjen plenare, e cila kishte në rendin e ditës, shqyrtimin e propozimeve të Ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor për 3 (tre) gjyqtarë dhe miratimin e projekt-akteteve përfundimtare të vlerësimit, për 10 (dhjetë) gjyqtarë.
Në përputhje me përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi fillimisht kërkesën e ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, L. S. Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.
Në vijim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtares J. Q., kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtares si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.
Më tej anëtarët e KLD-së shqyrtuan kërkesën e ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, A. B. Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.
Sipas përcaktimeve të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”.

Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm

   
Gjyqtar Metush Saraçi, Gjykata e Apelit Tiranë;
    Gjyqtare Fahrije Stringa Budo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
    Gjyqtar Zamir Poda, Gjykata e Apelit Tiranë;
    Gjyqtare Shefkie Mataj Demiraj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
    Gjyqtar Erarbër Madhi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;
    Gjyqtare Flutura Skënderi, Gjykata e Apelit Tiranë;
    Gjyqtare Edlira Petri, Gjykata e Apelit Tiranë;
    Gjyqtar Arben Micko, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
    Gjyqtare Saida Dollani, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;
    Gjyqtare Brunilda Kasmi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.