Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DYSHIMET/ Zbret në Rinas dhe zhduket prej një muaji 25-vjeçarja

23/03/2017
DYSHIMET/ Zbret në Rinas dhe zhduket prej një muaji 25-vjeçarja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një vajzë 25-vjeçare rezulton e humbur prej më shumë se një muaji dhe familjarët nuk dinë ende asgjë për vendndodhjen e saj, duke dyshuar edhe për ndonjë aksident apo vetëvrasje.
Denoncimi për humbjen e saj është bërë tri ditë më parë në Komisariatin nr. 4 nga vëllai i vajzës, i cili pretendon se ka verifikuar të gjitha të dhënat e hyrjes së saj në Shqipëri.
Burimet thanë se vajza 25-vjeçare, me iniciale D. Gj., ka zbritur në Aeroportin e Rinasit më datë 16 shkurt të këtij viti, pasi ishte kthyer nga Italia. Vëllai i saj, shtetasi me iniciale M. Gj., 31 vjeç, është paraqitur në Komisariatin nr. 4 më datë 19 mars dhe shumë i shqetësuar ka denoncuar “zhdukjen” e saj, pasi, sipas tij, ajo vuan nga problemet me depresionin.
Sipas familjarëve, vajza është rezidente në Itali, por kohët e fundit po kurohej atje për shkak të depresionit. Një ditë para se të nisej për në Shqipëri, i kishte lajmëruar për kthimin e saj, por më pas ata kanë humbur të gjitha kontaktet me të.
Familjarët kanë deklaruar se kanë kontaktuar me të gjithë të afërmit në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit, gjithashtu edhe me shoqet e shokët e vajzës së tyre, por as ata nuk kanë dijeni për vendndodhjen e saj.
Vëllai është shprehur i shqetësuar në polici, pasi, për shkak të problemeve shëndetësore që ajo ka, mund të ketë kryer edhe vetëvrasje, apo mund të jetë aksidentuar. Megjithatë nga verifikimet në Morgun e Tiranës, por edhe në qytete të tjera, nuk ka rezultuar ndonjë person me karakteristikat e 25- vjeçares.
Hetuesit mësohet se kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë në lidhje me ngjarjen. Ata kanë bërë edhe këqyrjen e kamerave te sigurisë së aeroportit të Rinasit. Pas kësaj këqyrje policia ka vijuar hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.