Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Rrëfimi i ish-gardistit: Si i grabita 4 karburante me pistoletë lodër dhe si “u tradhtova”

22/03/2017
VIDEO/ Rrëfimi i ish-gardistit: Si i grabita 4 karburante me pistoletë lodër dhe si “u tradhtova”
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Vendosa të vidhja pikat e karburanteve, sepse kisha borxhe. Shokët më kërkonin paratë dhe unë kisha turp t’i thosha babait. Nën kërcënimin e një arme lodër, shitësit të njërit prej karburanteve i mora 400 mijë lekë të vjetra. Me një pjesë të tyre lava borxhet, ndërsa me pjesën tjetër të parave luajta në skedina…”
Kështu e nis dëshminë e tij përpara hetuesve, Geraldo Guci, ish-ushtar profesionist në Gardën e Republikës, i cili ka pranuar se ka kryer 4 grabitje në Tiranë. Ai ka shprehur pendesë të thellë për veprimet e kryera dhe ka shpjeguar me detaje mënyrën sesi ka vepruar.
“Me 3 shtator 2016 vendosa te vjedh një karburant në rrugën ‘Myslym Shyri’. Isha jashtë shtëpisë për kafe dhe u nisa në drejtim të pikës së karburantit rreth orës 01:30. Shkova te makina që e kisha parkuar te ‘21 Dhjetori’ dhe ndërrova rrobat. Vesha një bluzë me ngjyra, një kapuç të kuq, një palë tuta treçerekëshe të zeza dhe atlete blu. Vura në brez një pistoletë lodër, plastike me ngjyrë të zezë, e cila në pamje të parë dukej e vërtetë. Nga ‘21 Dhjetori deri te karburanti eca më këmbë nëpër rrugica të lagjes.
U fsheha te disa shkallë pallati për disa minuta dhe vura një shami në fytyrë për të mos u identifikuar. Shitësi ishte duke luajtur në celular. Me shpejtësi i drejtova pistoletën lodër dhe i thashë ‘Lekët shpejt!’. Ai më dorëzoi lekët. Rrobat që përdora në ngjarje i hodha në kazanët e plehrave”, rrëfen ai.
Duke u ndalur te grabitja e fundit, ish-ushtari profesionist ka këmbëngulur se pas saj kishte vendosur të tërhiqej dhe të mos kryente më veprime të tilla.
“Me datë 16 tetor 2016 ishte hera e fundit që do të bëja këtë veprim, pasi borxhet i shleva. Unë vendosa se nuk do të vidhja më kurrë dhe rrobat i hodha bashkë me pistoletën lodër”, ka thënë ai.
Po si u zbulua Geraldo Guci nga policia?
Një pakujdesi e tij, u mjaftoi uniformave blu ta identifikonin atë si grabitës. Një telefon celular që kishte vjedhur në një nga pikat e karburanteve, Guci e kishte ndezur në ambientet e Parlamentit, ku ishte planizuar me shërbim. Policia gjurmoi GPS e Iphone 6 dhe ra në gjurmët e ish-ushtarit profesionist, duke e çuar atë në pranga. Aktualisht Guci po gjykohet nga drejtësia për krimet e kryera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.