Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Sulm terrorist në Londër, shqiptari rrëfen tmerrin që pa me sy

22/03/2017
FOTO GALERI/ Sulm terrorist në Londër, shqiptari rrëfen tmerrin që pa me sy
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy persona kanë ndërruar jetë pasi kanë tentuar të hyjnë në ambientet e parlamentit të Britanisë së Madhe në Londër. Kryeqyteti britanik, Londra, është goditur sot nga një sulm terrorist, i cili nuk u arrit të finalizohej deri në fund, falë ndërhyrjes në kohë të forcave të sigurisë. Siç raportojnë mediat vendase në shënjestër të sulmit ishte Parlamenti i Britanisë. Policia ka arrestuar dy prej terroristëve, ndërsa të tretin e ka vrarë. Por çfarë ndodhi konkretisht?
Një agresor me thikë në dorë arriti të depërtonte në hapësirën e blertë të Parlamentit, duke therur me thikë një prej oficerëve të sigurisë, përpara se të qëllohej për vdekje. Ndërkohë dy terroristët e tjerë kanë goditur me automjetin e tyre “4×4”mbi 10 vetë në urën “Westminster”. Ndërtesa e Parlamentit është mbyllur me urgjencë, duke mos lejuar që agresorët të depërtojnë brenda.
Në një reagim pas ngjarjes policia ka thënë se është duke e trajtuar këtë rast si sulm terrorist, pa dhënë detaje rreth agresorëve.
Gjatë ngjarjes deputetët janë urdhëruar të qëndrojnë brenda e të mos dalin jashtë, ndërsa kryeministrja Theresa May është futur në një makinë nga një oficer policie i veshur jo me uniformë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Ky sulm vjen në një kohë kur shërbimet sekrete britanike kanë arritur që të ndalojnë 13 sulme të tjera potenciale në më pak se 4 javë.  Më poshtë foto nga ngjarja.

Një shqiptar dëshmitar


Një shqiptar ka qenë në vendngjarje dhe ka rrëfyer se çfarë kishte parë në të moment.
Ai bën me dije se ishte duke u kthyer nga puna në momentin që dëgjoi krisma dhe pa disa njerëz të shtrirë për tokë. Njëkohësisht tregon edhe atë që i komunikoi një prej policëve vetëm disa minuta pasi kishte ndodhur ngjarja.
“Jam i bllokuar në trafik. Është bllokuar Londra krejt. Dëgjova krisma dhe një njeri që ra për tok. Një polic më tha se ishte sulmuar një polic tjetër me thikë nga dy veta. Më thanë që e kanë vrarë agresorin. Isha duke u kthyer nga puna kur ndodhi ky tmerr. Vetëm kaq pashë. Tash po na largojnë”,  rrëfen dëshmitari.

Sponsorizuar

 

Po ndodh

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.768 artikuj gjithsej