Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & RRUMPALLË/ Prona e familjes Balili fut në sherr ministrat e PS dhe LSI, në ndihmë thirren edhe autoblindat e policisë

21/03/2017
VIDEO & RRUMPALLË/ Prona e familjes Balili fut në sherr ministrat e PS dhe LSI, në ndihmë thirren edhe autoblindat e policisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Jo Kelment Balili, por një pronë e familjes së tij është kthyer këtë herë në mollë sherri mes PS dhe LSI. Një godinë dhe një sipërfaqe toke në lagunën e Vivarit në Butrint, që administrohet prej 5 vitesh nga kompania “Balili Security Shpk”, ka çuar në përplasje institucionale mes dy ministrive të PS dhe LSI këtë fillimjave.
Me një vendim të Ministrisë së Mjedisit në 2012 dhe autorizim të Ministrisë së Ekonomisë, kjo sipërfaqe i ka kaluar me kontratë qiraje 10-vjeçare kompanisë së Hektor Balilit, vëllait të Kelment Balilit, me qëllim ushtrimin e aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës.
Një përfaqësues i Ministrisë aktuale të Ekonomisë ka mbërritur në këtë objekt i shoqëruar nga policia dhe ka kërkuar lirimin e objektit, pasi sipas tij ka një vendim gjykate që kjo pronë t’i kalojë në administrim një tjetër qiramarrësi.
Disa autoblinda policie janë parë të mbërrijnë së bashku me drejtorin e Shërbimeve Juridike të Ministrisë së Ekonomisë, Fatmir Hoxha. Në objekt ata kanë gjetur përfaqësuesin e Ministrisë së Bujqësisë, si institucioni që ka lidhur kontratën me kompaninë e Balilajve.
Mes të dyja palëve ka pasur një debat mbi vendimin e marrë nga dy ministritë e linjës në vitin 2012. Të dyja palët kanë deklaruar se kishin mbërritur në lagunë me urdhër të titullarëve të dy ministrive
Ndërsa njëra palë, ajo e Ministrisë së Ekonomisë kërkon dorëzimin e objektit, pala tjetër, ajo e Ministrisë së Bujqësisë pretendon se po shkelet në mënyrë të paligjshme kontrata 10-vjeçare e qirasë që është nënshkruar në vitin 2012 me “Balili Security shpk”.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë ka këmbëngulur që prishja e kontratës bëhet vetëm me vendim gjykate dhe ekzekutimi kryhet përmes përmbarimit.
Debati ka vijuar për rreth dy orë, ndërsa forcat e policisë kanë qëndruar në objekt në gatishmëri për të ndërhyrë, pa praninë e Zyrës së Përmbarimit. Të dy përfaqësuesit e ministrive nënshkruan një procesverbal ku pasqyronin zhvillimin e situatës.
Pas kësaj, dhjetëra forca të rendit u larguan pa qenë nevoja të ndërhyjnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.