Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lefter Koka kompeson zgjedhësit e tij me lopët e Edmond Panaritit

21/03/2017
Lefter Koka kompeson zgjedhësit e tij me lopët e Edmond Panaritit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përfundoi sot kompensimi i blegtorëve të Qarkut Durrës, për kafshët e dëmtuara nga Dermatoza Nodulare.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka me përfaqësues të Drejtorisë Bujqësore Durrës dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave shpërndanë sot pjesën e dytë dhe të fundit të lopëve duke kompensuar plotësisht 75 blegtorët e Qarkut Durrës, brenda një kohe mjaft të shkurtër.
“Sot është sasia e dytë e lopëve që shpërndahen në qarkun e Durrësit dhe gjej rastin të falenderoj Ministrinë e Bujqësisë që punoi intensivisht për parandalimin e kësaj sëmundjeje dhe veprimin në një kohë shumë të shkurtër, për kompensimin e dëmit të krijuar. Ky është një premtim i mbajtur i Ministrisë së Bujqësisë për t’ju kompesuar gjethët e humbura “ –u shpreh ministri Koka.
Gjithashtu Ministri i Mjedisit vuri në dukje ndryshimin e mentalitetit në fushën e blegtorisë dhe të bujqësisë për ta orientuar fermerin shqiptar drejt një aktiviteti fitimprurës dhe jo thjesht e vetëm për të mbijetuar.
“Do t’ju lutesha që të jeni sa më pranë ekspertëve të drejtorisë së bujqësisë në qarkun e Durrësit për të pasur sa më të qartë që qoftë blegtoria, qoftë bujqësia duhet të hyjnë në një cikël të ri mentaliteti, për tu konsideruar si aktivitete fitimprurëse dhe jo thjesht aktivitete për të mbijetuar. Paravarësisht se cdo familje mund të ketë një, dy lopë, apo 5 lopë, është detyrë e Ministrisë së Bujqësisë që të fusë një filozofi të re menaxhimi që këto të mund të trajtohen si një kompleks i madh i kësaj natyre. Vetëm ashtu do të justifikohet mundi dhe djersa e derdhur”.
Ditën e sotme u shpërndanë 45 lopë të racës daneze, ndërsa një ditë më parë u shpërndanë 30 krerë në karantinën e Shijakut.
Të gjithë krerët janë të pajisur me certifikatat biologjike për të ditur origjinën dhe mënyrën sesi do të trajtohen në të ardhmen.
Sipas çertifikatës së tyre biologjike, çdo lopë prodhon nga 17 deri në 20 litra qumësht në ditë dhe kanë një sasi më të vogël të ushqimit se racat e tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.