Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VITI 2016/ Shqipëria, vendi europian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, ia kalon edhe Rusisë

20/03/2017
VITI 2016/ Shqipëria, vendi europian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, ia kalon edhe Rusisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe pse me një përgjysmim të numrit të azilkërkuesve në vitin 2016 në raport me vitin e mëparshëm, Shqipëria është vendi europian që pati numrin më të lartë të azilkërkuesve në mesin e 28 vendeve të BE-së vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të EUROSTAT,  28 mijë e 925 shqiptarë kërkuan azil për herë të parë në BE në vitin 2016. Pas Shqipërisë, për numrin e lartë të azilantëve europianë brenda Europës ishte Rusia  me rreth 23 mijë azilkërkues.  Më pas, për nga numri i lartë ishte Ukraina me 11,090 persona e ndjekur nga Turqia me 10 mijë e 100 persona.
Në renditje vjen më pas Kosova me mbi 8900 azilkërkues rishtas në BE më 2016.
Vendet e preferuara të shqiptarëve për azil edhe vitin e kaluar mbeten Gjermania dhe Franca me nga 14, 855 dhe 6,850 azilkërkues secila.
Por harta e emigracionit u ndesh me një risi në vitin 2016, ku shqiptarët ju rikthyen azilit ekonomik në Greqi, edhe pse ekonomia e vendit fqinjë është ende në pasojat e krizës ekonomike.
EUROSTAT zbulon se gjatë vitit 2016, rreth 1300 shtetas shqiptar kërkuan azil ekonomik në Greqi. Vende të tjera europiane të preferuara për azil nga shqiptarët qenë Britania e Madhe, Holanda dhe Suedia.
Edhe më 2015, Shqipëria dhe Kosova ishin dy shtetet e Europës Lindore që kanë kryesuar në kërkesat e tyre për azil në BE.
Kosova dhe Shqipëria ishin përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë për kërkesat për azil  (duke përbërë secila nga 5% të totalit) për vitin 2015, pas tre shteteve që i ikin luftës: Siria, Afganistani dhe Iraku. Madje raporti vë në dukje se Europa mori pothuajse të njëjtin numër të aplikimeve për azil nga Shqipëria dhe Kosova së bashku, sa mori dhe nga Iraku. Nga Shqipëria në Gjermani kishte 54 mijë azil kërkues.
Rikthimi i fenomenit masiv të emigracionit dy vitet e fundit po ndikon negativisht forcën e punës, rënien e lindshmërisë dhe plakjen e popullsisë.

grafiku-emigracioni-2016-300x163

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.