Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRABITJA/ Pamjet tradhtojnë Klement Çalën, shfaqet duke hyrë në vilën e Admir Muratajt

20/03/2017
GRABITJA/ Pamjet tradhtojnë Klement Çalën, shfaqet duke hyrë në vilën e Admir Muratajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë të instaluara në vilën luksoze të Admir Muratajt në Fushë-Pezë “tradhtojnë” të dyshuarin e radhës si bashkautor në grabitjen e blindit në Qafë Kashar-Rinas.
Bëhet fjalë për Klement Çalën, i cili dyshohet të ketë qenë pjesëmarrës në grabitjen e 3.2 milionë dollarëve me 9 shkurt 2017.
Burime të besuara pranë grupit hetimor thanë se Klement Çala shfaqet në pamjet filmike duke hyrë dhe dalë nga vila e Muratajt, i cili cilësohet si kreu i grupit kriminal që realizoi grabitjet e 3 dhjetorit 2015 dhe 9 shkurtit të këtij viti. Të njëjtat burime thanë se Çala ka pasur takime të shpeshta me Muratajn dhe të dyshuarit e tjerë, të cilët gjithashtu shfaqen në pamje, pak ditë përpara ngjarjes. Pikërisht në këtë kohë, prokuroria dyshon se është hartuar plani për grabitjen e blindave që transportonin vlera monetare te bankës të nivelit të dytë.
Një tjetër provë që e “tradhton” Calën, janë edhe shenjat e gishtërinjve të tij, të zbuluara në ambientet e vilës. Prokuroria ende nuk i ka kërkuar gjykatës caktimin e një mase sigurie në mungesë për Çalën, por provat se ai është përfshirë në ngjarje, janë të forta dhe brenda pak ditësh do të bëhet një veprim i tillë procedurial. I çuditshëm është fakti sesi Klement Çala ka mundur të lëvizë lirshëm përgjatë gjithë kësaj kohe, kur ndaj tij ekziston një urdhër arresti në mungesë.
Ai po gjykohet në gjykatën e Krimeve të Rënda, për akuzën e vrasjes së punonjësve të policisë, mbetur në tentativë, gjatë arratisjes nga burgu i Trikallasë në Greqi bashkë me Admir Muratajn, Ilir Kupën e disa të dënuar të tjerë. Ndërkohë, deri më tani për grabitjen e bankës, janë vënë në pranga 8 persona, ndërsa Admir Murataj vazhdon ende të jetë në arrati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.