Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TELNIS SKUQI/ Nuk është turp të falësh nënën

19/03/2017
TELNIS SKUQI/ Nuk është turp të falësh nënën
Share on FacebookShare on Whatsapp
telnsi skuqi, vgel

Telnis Skuqi

Si gazetar kam shkruar qindra tragjedi njerëzore.
Si gazetar kam fotografuar mijëra drama njerëzore, por kurrë nuk e kisha menduar që një gazetar të ishte vetë një dramë.
Jetë e poshtër!
Plotë 42 vite, e 45 ditë, kam pritur t’i jap fund dramës sime familjare.
Pritje e gjatë, por me një fund të bukur.
Sot kam mbyllur një kapitull të errët.
Kisha grumbulluar urrejtje.
Isha gati të shkatërroja gjithçka që kisha ndërtuar me sakrificë për të marrë hak ndaj atyre që më braktisën.
Vërtetë isha verbuar nga urrejtja, sepse asnjë nga njerëzit e mi të gjakut nuk u bënë të gjallë në fëmijërinë time.
Më kanë rrahun dhe torturuar, sepse isha “zog korrenti”, unë bërtisja “O nëna ime”.
Më kanë përbuzur si jetim, unë kërkoja mbrojtjen e nënës sime.
Kam përjetuar urinë, unë doja të pija gjirin e nënës sime.
Më kanë burgosur qysh 13 vjeç, unë sërish kërkoja ngrohtësinë e nënës sime, dhe për të gjitha këto mungesa mendoja vetëm hakmarrjen ndaj nënës sime.
Befas një telefonat më mposhti.
ISHTE IME MËMË.
Çfarë të them.
Kam dëgjuar plotë këngëtarë dhe artistë me zë të bukur, po ashtu kam lexuar qindra libra të bukura, por kurrë në jetën time nuk më kishte shkuar ndërmend që zëri më i bukur në këtë univers është i NËNËS sime.
Sinqerisht kisha nevojë për zërin e saj.
Ajo më zbuti zemërimit dhe më shtoj dashurinë.
Harrova hakmarrjen dhe urrejtjen.
U mrekullova si i droguar me fjalët e ëmbla të saj.
– Dreq, thashë me vete, si e gjeti nëna ime ilaçin për të më shëruar nga sëmundja e urrejtjes, si me një të fshirë lapsi.
Ajo qortonte veten, unë merrja fajet e saj.
Ajo mallkonte veten për fatin e saj, unë sërish merrja fajet e saj.
E mirë apo e keqe, ajo është NËNA IME, thashë me vete, do ta mbroj deri në fund.
Epo, gjaku nuk bëhet ujë, vulosa unë, dhe sakaq vazhdova bisedën me time nënë deri në pafundësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.