Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLENDI FEVZIU/ A do ta dekretojë Presidenti Bujar Nishani, Fatmir Xhafajn?

19/03/2017
BLENDI FEVZIU/ A do ta dekretojë Presidenti Bujar Nishani, Fatmir Xhafajn?
Share on FacebookShare on Whatsapp
blendi fevziu, vogel

Blendi Fevziu

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka njoftuar një konferencë shtypi sot në ora 18:00. Është afër mendsh që konferenca e shtypit më shumë se sa me vizitën në Azerbajxhan të ketë lidhje me ndryshimet në qeveri dhe sidomos me emrat e ministrave të rinj. Midis tyre më i diskutuari mbetet ai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili pritet të zërë vendin e lënë bosh nga largimi i Saimir Tahirit. Ardhja e Xhafjat në krye të Ministrisë së Brendshme duket se është komplikuar nga lajmet dhe akuzat se në vitin 1985 – 1986 ai ka punuar si hetues në rrethin e atëhershëm të Krujës. Në drejtim të Xhafajt ka pasur akuza konkrete, nga emra konkretë dhe për çështje konkrete. Pikërisht në këtë rast, Nishani ndodhet në një moment të vështirë. Dekretimi i një ish-hetuesi të komunizmit, është i papranueshëm dhe i pamundur për Nishanin. Dhe për çdo President tjetër që ka qenë në detyrë në këtë vend ose që mund të ishte në vend të tij.
E para, duhet të sqarohet nëse Xhafaj ka qenë apo jo hetues politik në vitet e komunizmit. Javën e fundit ai ka pasur një akuzë konkrete nga 3 persona, për një çështje që lidhej me dënimin e një grupi që kishte ngritur dolli në kohën e vdekjes së Enver Hoxhës. Dolli që ju kushtoi atyre vite të tëra burg dhe persekutim familjar. Çështja është e vërtetë, por implikimi i Xhafajt në të duhet të jetë i dokumentuar. Në shtyp janë përhapur akuza ndaj denoncuesve të tij, po edhe kjo s’ka asnjë vlerë. Shteti nuk vepron me deklarime në shtyp, as me analiza mediatike nëse ata që akuzojnë janë njerëz të mirë apo të këqij. Shteti ka instrumente për të vërtetuar, nëse Xhafaj ka qenë hetues politik dhe nëse e ka hetuar këtë çështje.
Nëse Xhafaj ka qenë hetues politik, rasti është shumë i rëndë. E kam njohur personalisht Xhafajn dhe midis deputetëve të parlamentit shqiptar më është dukur gjithnjë korrekt. Nuk e kam ditur që ka qenë hetues dhe besoj se edhe Kryeministri nuk e ka ditur këtë detaj nëse është i vërtetë. Jam i prirur të besoj që edhe Xhafaj nuk e ka vlerësuar këtë moment në jetën e tij. Pra nëse është e vërtetë, nëse Xahafaj ka qenë hetues politik, Presidenti duhet të kontaktojë urgjent Kryeministrin dhe ti kërkojë zëvendësimin e Xhafajt me një emër tjetër. Do ishte në vetë dinjitetin e Xhafajt të tërhiqej. Nuk e di se si mund ta votojë një ish-hetues deputetë të mazhorancës si p. sh.:, Mesila Doda, Ilir Meta, Pandeli Majko apo Shpëtim Idrizi që kanë fillesat e karrierës së tyre politike në betejë me diktaturën komuniste. Do ishte një njollë që ata vetë nuk e kapërdijnë dot.
Nëse Kryeministri heziton atëherë Nishani nuk mund ta dekretojë. Edhe vende si Rusia që drejtohen nga një ish oficer i KGB-së kanë ligje më të ashpra për hetuesit e diktaturës. 27 vjet pas rrëzimit të saj, është e papranueshme që Shqipëria të kthehet në strukturat dhe instrumentet e diktaturës. Kjo s’ka asnjë diskutim. Ai regjim është dënuar me 3 rezoluta të Parlamentit shqiptar; me disa rezoluta të Parlamentit Europian dhe KE ndaj çdo instrument i tij nuk mund të adaptohet në sistemin e ri politik.
Nëse Xhafaj nuk ka qenë hetues; nëse Xhafaj nuk është përfshirë në hetime politike; nëse të gjitha ato që janë thënë për të janë false apo të motivuara politikisht atëherë ne të gjithë duhet t’i kërkojmë falje Xhafajt dhe t’i themi atij mirësevjen në krye të Ministrisë së Brendshme. Por vetë Xhafaj kishte detyrimin që prej të mërkurës kur nisën akuzat e para e deri më sot, të paktën të bënte një deklaratë publike, qoftë me shkrim, 2 rreshta sa për të sqaruar të shkuarën e tij. Ai se ka bërë dhe është e drejta e tij.
Tani i mbetet Presidentit të flasë. I mbetet atij të jetë i drejtë dhe i paanshëm. I pa influencuar politikisht. Ai nuk duhet të ndikohet as nga presioni i partisë që e ka zgjedhur dhe as nga ai i partisë që e konteston. Bujar Nishani duhet të sqarojë nëse në dokumentet e shtetit shqiptar figuron që Xhafaj të ketë qenë hetues apo jo. Dhe i takon atij të marrë një vendim. Një vendim që më shumë se me një emër, lidhet me një qëndrim ndaj të shkuarës dhe dinjitetin e mbi 150 mijë shqiptarëve të ndëshkuar politikisht dhe mbi 6500 disidentëve shqiptarë që janë ende pa varr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

13/05/2026
Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

13/05/2026
SARANDË/ Ndërtohet parkingu i parë publik në qytet. Në Tiranë a Durrës bashkia do bënte kullë

SARANDË/ Ndërtohet parkingu i parë publik në qytet. Në Tiranë a Durrës bashkia do bënte kullë

13/05/2026
Rama i shkon deri në fund sqarimit me Italinë për deklaratën e shkurtuar të ministrit

Rama i shkon deri në fund sqarimit me Italinë për deklaratën e shkurtuar të ministrit

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

13/05/2026
Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

13/05/2026
SARANDË/ Ndërtohet parkingu i parë publik në qytet. Në Tiranë a Durrës bashkia do bënte kullë

SARANDË/ Ndërtohet parkingu i parë publik në qytet. Në Tiranë a Durrës bashkia do bënte kullë

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.