Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Saimir Tahirit “i djeg nën kësulë” raporti i DASH, falënderon Spartak Brahon dhe i përgjigjet “zëdhënësit të LSI-së” Luan Rama

17/03/2017
Saimir Tahirit “i djeg nën kësulë” raporti i DASH, falënderon Spartak Brahon dhe i përgjigjet “zëdhënësit të LSI-së” Luan Rama
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Pershendes Levizjen Socialiste per Integrim per shprehjen e shqetesimit publik per vazhdimin e luftes kunder kanabisit. LSI e ka shprehur edhe me pare kete shqetesim prioritar tonin dhe te Ministrise se Brendshme e te Policise se Shtetit ne vecanti.
Perfitoj nga rasti te falenderoj perfaqesuesin e nderuar te LSI, kryetarin e Komisionit te Sigurise Spartak Braho, i cili se bashku me te gjithe anetaret e atij komisioni ka bashkepunuar ngushtesisht me mua ne cdo hap.
Po ashtu zoti Braho, ka dhene nje kontribut te posacem ne grupin nderinstitucional te punes, per hartimin e planit te ketij viti per pershkallezimin e kesaj lufte pa kompromis.
E shoh te udhes te saktesoj leximin e raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, sipas nje zedhenesi te LSI ne nje konference per shtyp sot.
Pa komentuar mbi kete lexim te pasakte, sipas te cilit fenomeni nuk qenka luftuar sa duhet, po ve ne dispozicion tekstin e 4 raporteve konsekutive te DASH ne 4 vite me radhe. Mjafton nje lexim krahasues per te kuptuar se sipas Departamentit te Shtetit, Shqiperia nuk u be burim i rendesishem i prodhimit te marihuanes as vjet e as parvjet, po njihej si i tille nga DASH qe para se te merrnim detyren.
Po ashtu, leximi krahasues mjafton per te kuptuar se e vetmja gje qe ka ndodhur, eshte fakti se ne kemi rritur me shifra e fakte, forcen goditese te Policise se Shtetit.
E di se qellimet politike te partive kundershtare apo konkurente me PS per te marre sa me shume vemendje e vota, justifikojne mjetet e propagandes partiake te secilit dhe vertetesia e atyre qe thone kalon rendom ne plan te dyte.
Por duke besuar se Levizja Socialiste per Integrim, si partner strategjik ne koalicionin qeverises i detyrohet vertetesise se fakteve te qeverisjes, nje vemendje te veçante, uroj qe leximi krahasues i raporteve te DASH per Shqiperine, ta beje edhe LSI te ndjehet krenare qe ka nderin e madh te jete aleate e PS ne kete faze historike reformash per vendin.
Nuk kam pritur dhe nuk pres nderkohe qe kete lexim krejt te qarte te kendveshtrimit te DASH mbi tre vite beteje kunder kultivimit te kanabisit, ta bejne kundershtaret e betuar te Policise se rilindur te shtetit.
Qofshin keta te fundit ne çadren e pashprese te bulevardit, qofshin ne cadrat e turpshme te emisioneve te porositura dhe komentatoreve te paguar apo qofshin ne rolin e hienave te dala nga oborri i PS, qe enderrojne deshtimin e Partise Socialiste, pergjigjen e merituar e kane marre tre vjet e gjysem nga puna jone e perbashket dhe do ta marrin nga populli i Tiranes dhe gjithe Shqiperise ne 18 qershor.
Edhe njehere faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen e pakursyer ndaj Policise se Shtetit dhe per shperfilljen e merituar ndaj atyre qe jane gati t’i rivene zjarrin Shqiperise, per te mos perfunduar prapa hekurave ku e kane vendin prej kohesh.
Drejtesia vonon po nuk harron!”, nuk e fsheh Saimir Tahiri se “i ka djegur nën kësulë”, raporti i DASH, por edhe reagimi fshikullues i aleatëve të LSI, ndërsa ka shpërndarë edhe ekstrakte të raporteve të viteve të kaluara të DASH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.