Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Nishani “Doktor Nderi” i Universitetit të Azerbajxhanit

17/03/2017
Presidenti Nishani “Doktor Nderi” i Universitetit të Azerbajxhanit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në edicionin e pestë të Forumit Global të Baku-së, zhvilloi sot një vizitë edhe në Universitetin shtetëror Filologjik të Azerbajxhanit, ku nga rektori në detyrë i këtij Universiteti, zoti Afgan Ali Abdullayev, iu akordua, në një ceremoni të veçantë, Titulli “Doktor Nderi”, titull i cili i është akorduar një sërë personaliteteve evropiane dhe botërore nga ky universitet dhe i pari që i akordohet një Presidenti shqiptar.
Presidenti Nishani falenderoi trupën drejtuese dhe akademike të Universitetit për titullin e akorduar, si dhe përshëndeti studentët e shumtë, azerë dhe të huaj, të pranishëm në këtë ceremoni.
presidenti nishani akordohet doktor nderi3Në mesazhin drejtuar auditorit, Presidenti Nishani përgëzoi trupën akademike për vijimin e traditës së bukur të krijuar nga akademikët dhe profesorët azerë afro një shekull më parë, si dhe theksoi se fuqia që studentët marrin në auditoret e këtij universiteti e bën më të lehtë ndërveprimin mes kulturave të ndryshme, dhe për më tepër mes dy popujsh të vjetër, shqiptarëve dhe azerëve.
Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu kënaqësinë dhe vlerësimin për marrëdhëniet shumë të mira e intensive mes dy vendeve, veçanërisht në dy vitet e fundit, si dhe theksoi se më shumë duhet bërë edhe në rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe arsimore.
“Do të ishte ideale që dy vendet të rrisnin me sa mundësi kanë shkëmbimin e studentëve dhe të eksperiencave të vlefshme akademike” – u shpreh Presidenti Nishani.
presidenti nishani akordohet doktor nderiPresidenti Nishani iu përgjigj më pas interesimit të studentëve lidhur me bashkëpunimin dhe aspektet që i afrojnë dy vendet me njeri-tjetrin, si dhe la një shënim të shkurtër edhe në librin e miqve të Universitetit shtetëror Filologjik të Azerbajxhanit.
Në mbyllje të vizitës në Universitet, Presidenti Nishani, iu përgjigj dhe interesit të mediave vendase, të cilat gjithashtu u interesuan mbi nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të ardhmen e këtij bashkëpunimi..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama i shkon deri në fund sqarimit me Italinë për deklaratën e shkurtuar të ministrit

Rama i shkon deri në fund sqarimit me Italinë për deklaratën e shkurtuar të ministrit

13/05/2026
Babai dhe motra e Noizyt dëshmojnë në GJKKO kundër grupit të Laert Haxhiut

Babai dhe motra e Noizyt dëshmojnë në GJKKO kundër grupit të Laert Haxhiut

13/05/2026
Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama i shkon deri në fund sqarimit me Italinë për deklaratën e shkurtuar të ministrit

Rama i shkon deri në fund sqarimit me Italinë për deklaratën e shkurtuar të ministrit

13/05/2026
Babai dhe motra e Noizyt dëshmojnë në GJKKO kundër grupit të Laert Haxhiut

Babai dhe motra e Noizyt dëshmojnë në GJKKO kundër grupit të Laert Haxhiut

13/05/2026
Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.