Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LSI zhvlerëson notën 10 që Edi Rama i vuri koalicionit të mundshëm me Ilir Metën

17/03/2017
LSI zhvlerëson notën 10 që Edi Rama i vuri koalicionit të mundshëm me Ilir Metën
Share on FacebookShare on Whatsapp

LSI ka reaguar sot zyrtarisht për një sërë fenomenesh të fundit, në Shqipëri.
Nën “përkujdesjen” për reagim ndaj raportit të DASH, për shqetësimin ndaj nivelit të kultivimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri drejt vendeve të BE-së, kryetari i grupit parlamentar ët LSI-së, Luan Rama, “i nguli gozhdën” e përgjegjësisë qeverisë.
“Raporti DASH konfirmon faktin e rëndë që Shqipëria mbetet problematike për sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Ky konstatim kërkon reagim të menjëhershëm të agjencive ligj-zbatuese dhe shtetërore.
LSI ka qenë e vendosur dhe ka apeluar gjithnjë për një reagim të përgjegjshëm pa hezitim dhe ekuivok ndaj çdokujt që rezulton i implikuar në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Kjo është e nevojshme që Shqipëria të mos bëj spektakle me dërgim policësh në korrje kanabisi.
Shteti e ka për detyrë të parandalojë këtë fenomen.
LSI bën thirrje për gjithë institucionet përgjegjëse për reagim të menjëhershëm, jo me fraza e demagogji, për t’ju kundëpërgjigjur këtij shqetësimi të përsëritur të partnerëve tanë strategjike dhe DASH për kultivimin e bimëve narkotike në Shqipëri. Qëndrimi i LSI ka qenë gjithnjë institucional, politik, qytetar, inkurajues dhe mbështetës për të gjitha organet ligj-zbatuese. Ndaj jam edhe sot këtu për të kërkuar publikisht, një reagim.
Fakti që këto raporte rikonfirmojnë shqetësimin që Shqipëria është rrugë kalimi e trafikimi të lëndëve narkotike, tregojnë se ka munguar eficenca e veprimeve të organizuara institucionale. Reagimi duhet të jetë që tani, i veçantë dhe i vendosur. Jemi në prag të zgjedhjeve ndaj duhet të reagohet në kushtet e alarmit për t’ju përgjigjur përmasave të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, u shpreh Rama.
Por përballë interesimit të gazetarëve, Luan Rama nuk shmangu edhe disa përgjigje për situatën politike në vend, ndër të cilat edhe ndryshimet e fundit në qeveri. Duke mohuar ndikimin e LSI-së në këto ndryshime, Luan Rama u shpreh se, “LSI është parimore dhe luajale për ndryshimet në qeveri. Ato janë përgjegjësi e kryeministrit”.
I pyetur për kandidaturën e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, Luan Rama pranoi dhe pohoi domosdoshmërinë e garancisë për zhdukjen e njollave dhe integritetin e figurave publike, duke mos pranuar të komentojë ultimatumin e Lulzim Bashës për moslejimin e Fatmir Xhafajt për të hyrë në zyrën e ministrit.
“Jemi të gatshëm për të bërë çdo gjë ligjore, institucionale dhe politike për të garantuar zhdukjen e njollës në integritetin e personave publik. Nuk kemi aplikuar dhe nuk aplikojmë gjuhën ultimative por kërkojmë transparencë. Nuk i komentoj ultimatumet e Bashës”, vijoi Rama
“Për zgjdhejne e presidentit do të përgjigjemi në mënyrë institucionale, kur Kushtetuta të na thërrasë për të përmbushur këtë detyrim”, shtoi kreu i deputetëve të LSI-së.
Në fund të komunikimit me gazetarët, Luan Rama nuk “i shpëtoi” ngacmimit të gazetarëve për notën 10, që kryeministri i vuri disa ditë më parë, një koalicioni të mundshëm në vazhdimësi me LSI-në.
Me përgjigjen e tij, Luan Rama “ia preu hovin” Edi Ramës, duke sqaruar se për këtë koalicion ende nuk ka një përgjigje nga LSI dhe se përgjigja do të vijë në kohën dhe mënyrën e duhur.
“Në respekt të afateve kushtetuese do të përgjigjemi në mënyrë institucionale në kohën e duhur”, përfundoi Luan Rama.
DRONI.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama i shkon deri në fund sqarimit me Italinë për deklaratën e shkurtuar të ministrit

Rama i shkon deri në fund sqarimit me Italinë për deklaratën e shkurtuar të ministrit

13/05/2026
Babai dhe motra e Noizyt dëshmojnë në GJKKO kundër grupit të Laert Haxhiut

Babai dhe motra e Noizyt dëshmojnë në GJKKO kundër grupit të Laert Haxhiut

13/05/2026
Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama i shkon deri në fund sqarimit me Italinë për deklaratën e shkurtuar të ministrit

Rama i shkon deri në fund sqarimit me Italinë për deklaratën e shkurtuar të ministrit

13/05/2026
Babai dhe motra e Noizyt dëshmojnë në GJKKO kundër grupit të Laert Haxhiut

Babai dhe motra e Noizyt dëshmojnë në GJKKO kundër grupit të Laert Haxhiut

13/05/2026
Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.