Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nishani: E ardhmja do të varet nga mënyra e përballimit të sfidave dhe kërcënimeve aktuale

16/03/2017
Nishani: E ardhmja do të varet nga mënyra e përballimit të sfidave dhe kërcënimeve aktuale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sot në hapjen e Forumit të 5-të Global të Bakusë, me temë: “E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: pushteti dhe interesat”, krahas shumë krerësh të tjerë shtetesh, ish-krerë shtetesh e qeverish, si dhe një numri të madh politikanësh, studiuesish, akademikësh dhe gazetarësh nga vende të ndryshme të botës.

Presidenti Nishani mbajti me këtë rast dhe një fjalë në panelin e parë të këtij Forumi të përbërë nga Presidentë të vendeve të ndryshme. Duke vlerësuar tematikën e përzgjedhur nga organizatorët, Presidenti Nishani e vlerësoi atë si për folësit dhe auditorin, pasi lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me sistemin aktual të marrëdhënieve ndërkombëtare që rregullon marrëdhëniet mes shteteve, rajoneve dhe organizatave të ndryshme.


Kreu i Shtetit theksoi ndër të tjera, se që pas Luftës së Dytë Botërore, ky sistem e ka mbajtur botën në paqe dhe stabilitet, por se gjithashtu, në momentin aktual nuk po arrin do të parandalojë apo t’u japë zgjidhje shumë çështjeve e sfidave të shoqërisë sot.

Duke shtruar disa pyetje retorike, Presidenti Nishani theksoi gjithashtu se: “prej disa vitesh tashmë, bota dhe shoqëritë tona po përballen me kriza, sfida e zhvillime të jashtëzakonshme e shumë të shpejta, por edhe me pasojat dhe efektet që ato kanë prodhuar”.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Nishani iu referua: zhvillimeve teknologjike, që kanë prekur horizonte të papara; turbulencave të fuqishme ekonomike, në shkallë shumë më të gjerë se krizat e mëparshme; ndryshimeve klimatike; konflikteve dhe luftrave lokale me implikimet e rrezikshme etnike, fetare e rajonale; terrorizmit dhe valëve të refugjatëve nga zonat në konflikt; respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; globalizimin e shoqërisë së sotme; etj.

Në këtë apsekt, Presidenti Nishani theksoi se: “nëse këto sfida e kërcënime do të arrijnë të ndikojnë e orientojnë politikat tona lokale, rajonale apo globale, atëherë zgjidhjet do të jenë shumë më të vështira”.


Presidenti Nishani e njohu auditorin gjithashtu edhe me implikimin dhe kontributin e Shqipërisë në përballimin e këtyre sfidave e kërcënimeve, duke theksuar se Shqipëria, proporcionalisht me mundësitë dhe kapacitetet që ka, po jep kontributin e saj si në nivel rajonal ashtu edhe në kuadrin e zhvillimeve të ndryshme ndërkombëtare.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti theksoi se: “angazhimi i vendit tim në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm ka qenë aktiv dhe domethënës. Brenda vendit janë ndërmarrë veprime të shumta ligjore e sociale, për të ç’kurajuar elementet ekstremiste, si dhe promovuar idetë dhe programet që nxisin respektin dhe bashkëjetesën ndërfetare. Ndërsa në nivel rajonal, është rritur bashkëpunimi me vendet fqinje për shkëmbim informacioni dhe koordinim veprimesh”.

Duke iu refereuar eksperiencës së hidhur të rajonit të Ballkanit, veçanërisht pas konflikteve të dhunshme etnike e fetare pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Presidenti Nishani theksoi se sot të gjitha vendet janë të përfshira në dialog me njëri-tjetrin dhe se agjendat e tyre janë të orientuara drejt pajtimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët.

Presidenti Nishani vlerësoi gjithashtu se referencat dhe metaforat, shpesh negative, kanë bërë që edhe sot ky rajon të vijojë të merret si shembull në marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe të jetë arenë e interesave të shumta.

“Fatkeqësisht, ka ende fuqi dhe interesa të mëdha që e pengojnë këtë rajon të shkëputet tërësisht nga e kaluara, të cilat shfrytëzojnë marrëdhëniet delikate ndëretnike, nacionalizmin primitiv që shfaqet hera-herës, instalimin e frikës përmes terrorizmit, nivelin ende të ulët të zhvillimit dhe të ndërlidhjes mes vendeve të rajonit dhe qytetarëve të tyre, por edhe rënien e vëmendjes së strukturave të BE-së dhe NATO-s për shkak të sfidave të shumta, për ta kthyer atë në ditët e tij më të errëta”, u shpreh Presidenti Nishani.

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Nishani u shpreh se: “e ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare do të varet shumë nga mënyra se si shoqëritë dhe vendet tona do të përballojnë dhe adresojnë sfidat dhe kërcënimet aktuale, si në nivel lokal dhe rajonal, ashtu edhe në nivel global”.

Më pas Presidenti Nishani dhe presidentët e tjerë në panel iu përgjigjën interesit të auditorit, duke shprehur disa qëndrime lidhur me nevojën e reformimit të sistemit aktual, apo respektimit të tij pa dy standarde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.