Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Rama frikacak, “bën koka turku” për ti shpëtuar gjykimit

15/03/2017
Basha: Rama frikacak, “bën koka turku” për ti shpëtuar gjykimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se Rama “po merr koka turku për të shpëtuar nga gjykimi” që sipas kryedemokratit Basha po vjen.
Në fjalën e tij, Basha përsëriti se “qeveria e Ramës është një fasada dhe ka paguar firma konculence për t’i bërë propagandë kësaj fasadë”.
Gjatw bashkëbisedimit me urbanistw e arkitektw, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka shpjeguar qartë sot në çadrën e protestës se çfarë është qeverisja fasadë e një vendi, si kjo e Edi Ramës.
“Polici me rroba të reja dhe makina me ngjyra të reja e prapa tyre,  tha Basha, baronët e drogës me Kryeministrin që hanë bashkë dhe e kanë shndërruar vendin në Kanabistan”.
Kreu i opozitës tha “se qeverisja fasadë e ka bërë vendin hambar droge dhe ka çuar në shpunësimin e shqiptarëve dhe i ka kthyer mediat në shërbim të fasadës. Demokraci fasadë, ekonomi fasadë, qeveri fasadë dhe tani duan edhe zgjedhje fasadë. Po ashtu duan edhe opozitë fasadë që t’i bëjë fresk, qeverisë hajdute të Edi Ramës.
Por fasada nuk është vetëm simbol i gënjeshtrës, por edhe i vjedhjes. Se prapa fasadës ka një tavolinë ku bashkohen pushtetarë të korruptuar. Kjo që them bazohet në fakte dhe shifra konkrete.
Ramën e keni dëgjuar në premtime të pambajtura, tek justifikohet kur e pyesin: Ku e ke rrugën, ujësjellësin, shëndetësinë falas….? Dhe e keni dëgjuar derisa ju janë topitur veshët duke thënë ‘s’ka lekë, s’ka lekë, s’ka lekë!’.
Bie shi dhe përmbytet Tirana, Durrësi, Vlora, sepse fasada nuk do t’ia dijë për vepra inxhinierike, punë të vërtetë sepse ajo kushton para. Po ato para Rama nuk i ka për investime, por për xhepat e tij. Qytetarëve iu shet fasadën dhe paratë i ndan me një grusht njerëzish të korruptuar.
Fasada është vetë hajdutëria e republikës së vjetër me në krye Kryeministrin aktual.
Përtej fasadës ‘po bëjmë shtet’ ndodhet e vërteta e shtetit të dështuar dhe të falimentuar të Edi Ramës, shtetit më të kriminalizuar të Edi Ramës.
Polici me rroba të reja dhe makina me ngjyra të reja dhe prapa tyre, baronët e drogës me kryeministrin që hanë bashkë dhe e kanë shndërruar vendin në Kanabistan. Kjo fasadë mbetet thelbi i propagandës së Edi Ramës.
Ai ka lidhur kontratë me firmat më të njohura këtë propagandë, si me Toni Bler dhe me Soros për të mbrojtur krimin në pushtet.
Janë mediat e paguara nga konsulentët e paguar shtrenjtë me paratë e taksapaguesve që trumbetojnë reformat e Edi Ramës.
Ky ka qenë realiteti deri pak kohë më parë. Por asgjë nuk është më si më parë që nga 18 shkurti dhe asgjë nuk do të jetë më sepse qytetarët po marrin  në dorë, fatet e tyre.
Fasada është shkërmoqur para syve të shqiptarëve.
Mesazhet që po vijnë nga gjithë bota janë mesazhe inkurajimi për protestën tonë dhe qëllimin tonë final, zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Dje, kryetari Komisionit të Punëve të Jashtme, një nga figurat kryesore të pPE0së, ka dhënë një mesazh të qartë për këdo që ka sy të shikojë dhe veshë të dëgjojë”, theksoi kryetari i PD-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.