Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Hakmarrja për drejtësi”, Prokuroria e Apelit ankimon në Gjykatën e Lartë pafajësinë e 10 të pandehurve

14/03/2017
“Hakmarrja për drejtësi”, Prokuroria e Apelit ankimon në Gjykatën e Lartë pafajësinë e 10 të pandehurve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Apelit për krime të rënda ankimoi vendimin e pafajësisë për 10 të pandehurit e akuzuar si pjesëtar të organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”.
Sipas prokurorisë, rekursi në Gjykatën e Lartë tashmë është dorëzuar, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të pafajësisë për 10 të pandehurit. Në rekurs, thonë prokurorët, kërkohet të lihet në fuqi vendimi i shkallës së parë, që shpalli fajtor të pandehurit për 17 akuza të rënda penale.
Burimet thonë se prokuroria, kërkon që Gjykata e Lartë të dënoi me burgim të përjetshëm të pandehurit Altin Arapin, Orik Shytin dhe Gentian Cakën. Me 25 vite burg prokuroria kërkon që të dënohet Roland Shyti. Për të pandehurit Dritan Hate, Leart Shyti, Nikolin Novruzaj dhe Kreshnik Spahiu, prokuroria thotë se duhet të shpallen fajtor dhe të dënohen me nga 24 vite burg secili. Ndërkaq i pandehuri Pasho Novruzaj, sipas akuzës, duhet të dënohet me 17 vjet heqje lirie, ndërsa Gëzim Gjoni me 5 vjet burg. Këto masa dënimi, sipas rekursit të prokurorisë janë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe duhet të lihen në fuqi, duke shfuqizuar vendimin e apelit që i shpalli të pafajshëm 10 të pandehurit. Vetëm pak ditë më parë, pesë gjyqtarët Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo të cilët ishin deleguar nga KLD-ja për gjykimin e dosjes, i dhanë pafajësi 10 të pandehurve. Ata argumentuan pafajësinë, me faktin se Gjykata e lartë kishte shpall të pavlefshme shumë prova, të cilat fajësonin të pandehurit. Për këtë vendim pafajësie edhe Inspektoriari I Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka nis hetimin administrative ndaj pesë gjyqtarëve.
Sipas akuzës 10 të pandehurit kanë kryer 17 vepra të rënda penale, që nga vrasja e ish-drejtorit të burgjeve Bujar Kaloshi, rrëmbimin e fëmijës Erion Nushi e deri te vënien e bombës tek supermarketi i “VEFA-s” e grabitjeve te ndryshme me armë që nga viti 1992 deri në vitin 1996 kur edhe u arrestuan. Por trazirat e vitit 1997 bën që të dyshuarit të largohen nga burgu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.