Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ “Alarmohen” autoritetet, klandestinët shqiptarë me not drejt SHBA

14/03/2017
DOSJA/ “Alarmohen” autoritetet, klandestinët shqiptarë me not drejt SHBA
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rritja drastike e numrit të shqiptarëve që tentonin të hynin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 2014 ka “alarmuar” autoritetet e këtij vendi.
Shifrat e pazakonta, plot 478 për një vit, i janë përcjellë zyrtarisht Policisë shqiptare e më pas Prokurorisë për Krimet e Rënda. Hetimi i mëtejshëm zbuloi se shtimi i klandestinëve ishte “produkt” i një grupi kriminal trafikantësh shqiptarë. Këta të fundit, kundrejt 25-30 mijë dollarëve, u mundësonin shqiptarëve kalimin e paligjshëm drejt SHBA-ve.
Duke përdorur tri itinerare të ndryshme, klandestinë dërgoheshin deri në kufirin mes Meksikës dhe Teksasit, SHBA. Sipas të dhënave në dosjen gjyqësore ndaj të akuzuarve, një kopje e së cilës është siguruar nga “Panorama”, një pjesë e klandestinëve janë futur në SHBA duke notuar në lumin Rio Grande. Ky lumë, gjatë rrjedhës së tij është edhe kufi ndarës mes dy shteteve.

Shifrat
Përmes një shkrese zyrtare të mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ambasada e SHBA-ve informonte se “në muajin qershor 2013 ishin kapur 17 shtetas shqiptarë në përpjekje për të kaluar kufirin në Teksas, nga Meksika. Gjatë vitit 2012 ishin ndaluar 56 shtetas shqiptarë.
Në vitin 2014, totali i shtetasve shqiptarë, të cilët tentonin për të hyrë në mënyrë ilegale për në territorin e SHBA-ve ishte 478 persona”. Gjatë gjykimit të dosjes me shtatë të dyshuarit si pjesë e një grupit të trafikantëve, Prokuroria për Krimet e Rënda ka paraqitur si provë aktet e ardhura përmes letër-porosive nga autoritetet amerikane. Në dosje janë administruar dëshmitë e të paktën 13 personave, të cilët janë kapur nga ana e agjentëve e Policisë Kufitare amerikane.
Klandestinët, një pjesë e të cilëve janë deportuar nga SHBA-të në Shqipëri, kanë dhënë deklarime, duke dhënë informacion në lidhje me mënyrën se si kanë lëvizur, personat që i kanë ndihmuar, shumat që janë paguar, itinerarin e ndjekur. Gjykatat kanë vlerësuar se deklarimet e tyre përputhen me rezultatet e përgjimeve telefonike të realizuara nga Prokuroria.

Dëshmitë
Shtetasi E. B., është pikasur nga një agjent i patrullës kufitare në luginën e lumit Rio Grande. Ai ka kaluar kufirin në një kohë dhe një vend të ndryshëm nga ato të përcaktuara nga Sekretari i Departamentit të Sigurisë së Brendshme të SHBA-ve. Pasi është arrestuar, ai është dërguar në stacionin e Broënsville, ku ai ka dhënë një deklarim nën betim.
“Subjekti deklaroi se ai u largua nga Shqipëria më datë 25 shkurt 2014, nëpërmjet fluturimit për në Madrit, Spanjë.
Nga Spanja subjekti u nis nëpërmjet fluturimit nga Kosta Rika, më 26 shkurt 2014. Subjektit më pas deklaron se ka marrë një autobus përmes shteteve të ndryshme të panjohura, deri sa arriti në Meksikë më 8 mars 2014. Në Meksikë ai udhëtoi përmes qyteteve dhe shteteve të ndryshme të panjohura, deri sa arriti në Matamoros, Meksikë. Subjekti hyri në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara më datë 14 mars, duke notuar në lumin Rio Grande për në Broënsville, Teksas”, citohej dëshmia e tij në dosje.
Të njëjtin deklarim kanë dhënë edhe katër shtetas të tjerë shqiptarë, të arrestuar pasi kanë shkelur ilegalisht në tokën amerikane. Të ndaluarit e tjerë kanë pranuar para autoriteteve amerikane se janë shtetas shqiptarë pa dokumentet e nevojshme ligjore për të kaluar, ose qëndruar në SHBA.
Po ashtu, ata kanë rrëfyer se kanë kaluar kufirin ndërkombëtar në mënyrë të paligjshme pa u inspektuar nga oficeri i imigrimit. Disa prej shqiptarëve, deklarimet e të cilëve janë administruar si provë nga gjykata, janë kapur brenda 14 ditëve nga shkelja në “tokën e premtuar” brenda 100 miljeve ajrore nga kufiri ndërkombëtar i SHBA-ve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.