Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha pas drekës me Ambasadorët: Nuk tërhiqemi nga zgjedhjet e lira me qeveria teknike

14/03/2017
Basha pas drekës me Ambasadorët: Nuk tërhiqemi nga zgjedhjet e lira me qeveria teknike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se opozita nuk tërhiqet nga kushti i saj për qeveri teknike që do garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor.
Këtë qëndrim, tha Basha, përfaqësuesit e opozitës ua bënë të qartë Ambasadorëve të vendeve të BE gjatë drekës së punës që zhvilluan sot.
“Diskutuam për gjendjen politike në vend dhe bashkë me përfaqësuesit e tjerë opozitarë bëmë të qartë vendimin tonë për të mos u tërhequr nga beteja qytetare dhe popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme deri në realizimin e kushtit të vetëm të opozitës që është një qeveri teknike me vullnet të gjerë politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha në përfundim të drekës së sotme.
Kjo është dita e 25 e protestës së opozitës para kryeministrisë ndërsa një ditë më parë Basha pati një tjetër drekë pune me disa nga Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Në drekën e djeshme morën pjesë Ambasadori i Francës, Britanisë së Madhe, Greqisë dhe Danimarkës.
Në përfundim të drekës, Basha deklaroi se opozita është në bashkëbisedim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa sipas tij është diskutuar për krizën politike.
“Ne jemi në bashkëbisedim të vazhdueshëm me partnerët, aleatët tanë europianë dhe amerikanë. Ky ishte një takim, një drekë pune në kuadrin e  bashkëbisedimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të frytshëm të opozitës së bashkuar me aleatët dhe partnerët tanë europianë. Diskutuam zhvillimet politike dhe rrugëdaljen nga kriza politike ku e ka futur vendin pamundësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri të bërë njësh me krimin dhe drogën”, shtoi më tej Basha.

 

Prononcim i plotë i Lulzim Bashës pas drekës me ambasadorë të vendeve të BE

Diskutuam për gjendjen politike në vend dhe bashkë me përfaqësuesit e tjerë të koalicionit opozitar, bëmë të qartë vendimin tonë për te mos u tërhequr nga beteja qytetare, nga beteja popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme, deri në realizimin e kushtit të vetëm të opozitës që është; një qeveri teknike me vullnet të gjerë politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pyetje: A patët ndonjë kërkesë specifike nga ambasadorët? Ndonjë pretendim apo vërejtje të tyre?
Basha:

Për sa kohë më njihni, edhe si Ministër i Jashtëm, nuk kam folur në emër të ambasadorëve, e s’mund të flas sot në emër të ambasadorëve. Qëllimi ishte një bashkëbisedim dhe ishte shumë i frytshëm, dashamirës, mbështetës për qëllimet europiane dhe europianizuese të qëndresës, të lëvizjes tonë popullore. Unë dhe besoj edhe kryetarët e partive të tjera të koalicionit, ndahemi edhe nga kjo drekë me shumë optimizëm dhe akoma me më shumë vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kauzës tonë.

Pyetje: Prape nuk e patët zonjën Vlahutin sot?
Basha:

Unë ju uroj ju dhe të gjithë gazetarëve, të gjithë punonjësve të medias, që edhe sot në këtë ditë feste jeni në krye të detyrës; Gëzuar Ditën e Verës!
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.