Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vetëvrasja misterioze e 35-vjeçares, flet nëna: Fajin e ka burri i saj, ja dyshimet e mia

12/03/2017
Vetëvrasja misterioze e 35-vjeçares, flet nëna: Fajin e ka burri i saj, ja dyshimet e mia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Viktima, Egla Sulçe

Vetëvrasja e një 35-vjeçareje, e regjistruar një muaj më parë në një fshat të Pogradecit, është risjellë edhe një herë në vëmendje, pasi prindërit e të ndjerës akuzojnë bashkëshortin e saj.

Ata pretendojnë se Egla Sulçe është dhunuar nga burri i saj, çka e ka shtyrë drejt aktit fatal. Nëna e dy fëmijëve u gjet e vetëvarur në një ndërtesë të vjetër në fshatin Memelisht të Pogradecit, por duket se pas aktit fatal fshihet një histori e rëndë dhune.

Teuta Sulçe, nëna e 35- vjeçares, tregon se vajza e saj jetonte mes presionit të vazhdueshëm psikologjik dhe dhunës fizike nga ana e bashkëshortit, ndërsa apelon që drejtësia të veprojë.

Si e morët vesh ngjarjen?

Na ka marrë dhëndri në telefon dhe na tha nisuni urgjent, sepse Egla është e sëmurë. Shtanga sepse ne në mbrëmje kishim folur dhe ajo ishte mirë. Kishte pasur një grindje me të shoqin dhe folëm në telefon, por gjithçka u qetësua.

Menduam se mos e kishte nga prishja e terezisë. Megjithatë u nisëm. Sapo shkuam në shtëpi, del dhëndëri në oborr dhe na thotë “Egla ndërroi jetë”. Ishte e tmerrshme, nuk e mbaj mend çfarë kam bërë në ato momente.

Çfarë ndodhi më tej?

Kërkoja vajzën ta shihja, i pyeta ku e kam dhe më thanë në morg. Më tha pastaj dikush nga krushqit se ajo ishte varur. Oh, çfarë tmerri për një nënë kur përjeton diç- ka të tillë. Shkuam në morg në Pogradec, por atje nuk më linin ta shihja.

Me kë jetonte vajza juaj?

Me burrin, fëmijët, vajzë e djalë, dhe vjehrrin e vjehrrën. Kishte 16 vite e martuar, por nuk pa një ditë të bardhë në atë derë.

Kishte probleme në familje?

Po, kishte shumë probleme. Vajza ime ishte divorcuar nga burri Ilir Corbaxhi, jetoi 3 vite e ndarë dhe pastaj u ribashkua për hatër të fëmijëve. Ne ishim në emigracion, por Egla kishte mbështetjen tonë dhe të vëllait të saj. Përfundoi divorci, por ai i lutej që të ktheheshin bashkë, premtoi që nuk do ta dhunonte më, dhe ja ku arriti.

Pse u kthye vajza juaj te bashkëshorti?

E vërteta është që u kthye për fëmijët e saj. Fëmijët i mbajti i shoqi kur u ndanë sepse ajo nuk kishte asnjë të ardhur, ndërsa ai punonte tek IEVP Drenovë. Nuk duroi dot pa fëmijët dhe Iliri i premtoi që do ndryshonte, që do ta trajtonte mirë. Ajo vendosi të kthehej se nuk rrinte dot pa fëmijët, për asgjë tjetër.

Si vazhdoi jeta e saj pas kthimit në familje?

Njësoj vazhdoi, por ajo përpiqej të mos na tregonte, nuk donte të na shqetësonte.

Cili është ai prind që nuk e dallon dot gjendjen e fëmijës?

I flisja vazhdimisht asaj, por më thoshte “m’u rritën fëmijët, nuk i lë vetëm”.

Çfarë kërkoni ju tani?

Pasi e varrosëm vajzën, ne duam vetëm drejtësi. Të shoqin nuk e pranuam në varrim dhe ai nuk solli as fëmijët që t’i hidhnin një dorë dhe së ëmës. E përsëris, shkak ishte dhuna që kishte. Edhe një natë më parë ajo u grind me të shoqin. Unë dua që shteti të nxjerrë të vërtetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.