Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Blushi: Largimi i Tahirit ishte kusht i Metës

12/03/2017
Blushi: Largimi i Tahirit ishte kusht i Metës
Share on FacebookShare on Whatsapp

I ftuar në emisionin “E diell”, të Adi Krastës, Ben Blushi komentoi sot ndryshimet që po ndodhin në qeveri.
“Largimi i Saimir Tahirit ka qenë kushti i Ilir Metës ndaj Edi Ramës, për vazhdimin e koalicionit dhe lëvizjet në qeveri janë tentativa e kryeministrit për të plotësuar dëshirën e aleatit të tij”, u shpreh Ben Blushi.
Kreu i LIBRA-s tha gjithashtu se ministrat e tjerë që po hiqen, janë një tentativë për të fshehur arsyen e vërtetë të largimit të ministrit të brendshëm.
Blushi sulmoi sërish kryeministrin Rama duke e akuzuar për mungesë të përgjegjësisë publike.
“Nuk e kuptoj se si mund të hiqen disa ministra njëkohësisht, vetëm për t’i kaluar në shërbim të partisë. Ku është përgjegjësia publike e qeverisë dhe e ministrave? Si mund të largohen ata nga interesi publik, për t’u vënë në shërbim të partisë?”, tha deputeti.
Blushi tha se me këto lëvizje, qeveria po bëhet edhe më qesharake duke vendosur interesin e partisë, mbi interesin e Shqipërisë.
Deputeti Blushi komentoi edhe protestën e opozitës dhe mundësinë për të arritur një kompromis të saj me qeverinë.
“Nuk besoj se do të ketë marrëveshje midis qeverisë dhe opozitës, por besoj se opozita mund të hyjë në zgjedhje për arsyen e vetme, atë të mos humburit të kontrollit të opozitës”, komentoi Blushi
Në fund Blushi ngacmoi edhe kreun e kuvendit, duke thënë se “Ilir Meta është gardiani që ruan me fanatizëm sistemin e kalbur politik, të ndërtuar në Shqipëri. Meta kujdeset që ky sistem të rezistojë e të mos shembet, sepse rrënimi i sistemit do të thotë edhe rrënim i asaj çka ai ka krijuar”.
Blushi u shpreh optimist edhe për rezultatin e forcës së tij politike, LIBRA, pasi sipas tij shqiptarët nuk gjejnë më arsye për të votuar PD-në, Rilindjen dhe LSI-në, sepse e dinë çfarë ofrojnë ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Fation Bunjaku

Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Fation Bunjaku

07/06/2026
KOSOVË/ Mbi 110 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

KOSOVË/ Mbi 110 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

07/06/2026
TIRANË/ Kapet mbi 1 kile heroinë, 2 në pranga

TIRANË/ Kapet mbi 1 kile heroinë, 2 në pranga

07/06/2026
Ambulanca përplas rëndë të moshuarën, prangoset shoferi

Gjendet i pajetë një 56-vjeçar në lumin Mat, është nga Tirana

07/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Fation Bunjaku

Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Fation Bunjaku

07/06/2026
KOSOVË/ Mbi 110 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

KOSOVË/ Mbi 110 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

07/06/2026
TIRANË/ Kapet mbi 1 kile heroinë, 2 në pranga

TIRANË/ Kapet mbi 1 kile heroinë, 2 në pranga

07/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.