Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ylvi Beqja dëshmon para gjykatës: Si e kontaktova dhe si e pagova Emiljano Shullazin

10/03/2017
Ylvi Beqja dëshmon para gjykatës: Si e kontaktova dhe si e pagova Emiljano Shullazin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas dështimit të 15 seancave gjyqësore, Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi një pjesë të rrëfimit të Ylvi Beqjas, biznesmenit që mban statusin e të penduarit të drejtësisë, në çështjen kundër Emiljano Shullazit dhe katër të dyshuarve të tjerë.
Ndryshe nga sa pritej, trupa gjykuese nuk mundi të vërë përballë dy ish-miqtë, pasi këtë të premte Emiljano Shullazi, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, çka e bënte të pamundur pjesëmarrjen e tij në proces. Nga ana tjetër, në kafazin e hekurt, nuk kishin mbërritur as të dyshuarit e tjerë, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Pak minuta pas nisjes së seancës dy avokatët e zgjedhur nga vetë të pandehurit u larguan nga salla e gjyqit, duke argumentuar se nuk mund të bënin mbrojtje pa qenë prezent vetë ata, raporton “BalkanWeb”.
E ndodhur përballë faktit që seancat gjyqësore janë shtyrë radhazi vetëm për shkak të të dyshuarve dhe avokatëve, e duke e konsideruar sjelljen e tyre si pengesë në bërjen e drejtësisë, gjykata vendosi të caktojë një avokate ‘kryesisht’, e cila pranoi të mbronte interesat e të dyshuarve si pjesëtarë të një grupit kriminal me tendenca në fushën e gjobëvënës.
Në praninë e avokates kryesisht, nën masa të rrepta sigurie, gjykata nisi dëgjimin e dëshmisë së Ylvi Beqjas.
“Kam pasur problem me një proces gjyqësor në Apel, që lidhej me ish-hotel Vollgën. Avokati im më tha se këtë çështje mund të ma zgjidhte Emiljano Shullazi. E kam takuar dhe me të ramë dakord, që nëse me zgjidhte problemin në fjalë, do të merrte 20 për qind”, ka deklaruar Beqja.
Më tej, ai i tha gjykatës se problemet me Shullazin nisën kur ai ishte vënë në dijeni se ishte kryer shitja e një pjese të pronës dhe filloi të më kërkojë shuma të mëdha parash, të cilat Beqja kujton se ia ka dhënë në formën e çeqeve Gilmando Danit dhe nipave të tij.
Në këto momente avokatja kryesisht ka vendosur të largohet, duke u bërë shkak për shtyrjen e seancës për të hënën e ardhshme.
Kërkesa për marrjen e dëshmisë së të penduarit, që konsiderohet dhe si prova kyçe në proces, u bë nga prokuroria me arsyetimin për të shmangur rrezikun që i kanoset jetës së Ylvi Beqjas, jo vetëm nga personat kundër të cilëve ka dëshmuar, por edhe persona të tretë me interes të drejtpërdrejtë në pronësinë e ish-hotel Vollgës në Durrës.
Prokuroria gjithashtu i druhet faktit se Beqja mund të bëhet objekt i ndikimeve ose presioneve, ndaj ka rrezik të madh që dëshmia e tij të shtrembërohet apo të ndryshojë.
Ndërkohë, Emiljano Shullazi, ka vendosur t’i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” prokurorisë. Ai ka kërkuar nga gjykata të marrë dëshminë e biznesmenit Sinan Topi, i cili pretendon se ka dijeni për fakte tërësisht të kundërta me ato që Beqja ka dëshmuar ndaj të dyshuarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.