Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shehi: Qeveria ti thërrasë mendjes, nuk shtyhen 4 vjet vetëm me përralla për Vettingun

09/03/2017
Shehi: Qeveria ti thërrasë mendjes, nuk shtyhen 4 vjet vetëm me përralla për Vettingun
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë gjatë një interviste për Ora News se po të ishte për të personalisht, Vettingu duhet të miratohet një orë e më parë, mazhoranca sipas tij, të gjitha dështimet e veta ia faturon drejtësisë.
Shehi tha se ka 4 vite që qeveria e shtyn me përrallën e Vettingut dhe të borxhit.
Ai tha gjithashtu se Shqipëria në 3 muajt e fundit para zgjedhjeve duhet të krijohet një qeveri teknike, derisa të krijohet besimi te shqiptarët se zgjedhjet nuk vidhen. 
“Nuk bëhet Lungomare e ka fajin drejtësia, vdesin gratë në spital e ka fajin drejtësia, grabiten bankat, e ka fajin drejtësia. Po të ishte për mendimin tim personal, duhet të mbyllet që nesër. I kam thënë zoti Basha hajde ta mbyllim këtë deva.
Të vetmit që duhet të shqetësohen nga Vettingu janë këta horra që qeverisin sot. Nuk është se ishin shkëlqim ata që ishin përpara. Kur të vijë Vettingu i vërtetë, të parët që do të marrin do të jenë këta. Kjo qeveri ka 4 vjet që e shtyn me përrallën e Vettingut dhe një përrallë tjetër me borxhet edhe kjo është banale. Ekonomia ka falimentuar sepse këta nuk janë të zotë të qeverisin ndershmërisht.
Kanë zbuluar një armik të brendshëm që është drejtësia dhe për çdo gjë që u shkon ters dhe që nuk bëjnë asgjë fajësojnë drejtësinë. Duhet gjetur një shteg që të arrijmë rezultatin e duhur. Ka akoma kohë në qoftë se i thërrasin mendjes. Kjo qeveri e ashtuquajtura qeveri teknike, unë do t’i vija një emër tjetër më të këndshëm për veshin, ‘qeveria e kujdesit zgjedhor’, e cila të përsëritet çdo 4 vjet që t’i hiqet ky pretendimi se doni të na merrni pushtetin.
Të jetë e njëjta formulë 3 muaj para zgjedhjeve, derisa shqiptarët të arrijnë besimin reciprok. Greqia ka, ndryshon ministrin e Brendshëm pavarësisht se ka 30 vite në BE. Nuk është se do t’i marrim qeverinë Edi Ramës dhe t’ia japim Lulzim Bashës. Duhet t’ia japim pushtetin një grupi teknokratësh”, u shpreh Shehi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.