Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Manjani: Fajin kërkojeni në Kryeministri

09/03/2017
Manjani: Fajin kërkojeni në Kryeministri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ditën e sotme, ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në media, sipas të cilit, ish-ministri ka qenë arsyeja që shteti po humb arbitrazhin me Bankers Petrolium.
Referuar një dokumenti konfidencial të zotëruar nga Tv Klan, bëhet me dije, se Shqipëria duhet të paguajë 240 mijë dollarë deri në datën 13 mars, Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit ose çështja nuk do të merret në shqyrtim.
Në lajmin e publikuar, thuhet se pengesë për dhënien e këtij fondi është bërë ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili e ka konsideruar pagesën për hapjen e çështjes kundër Bankers të parëndësishme.
Ish-ministri Manjani, me anë të një reagimi për Opinion.al, sqaron se përgjegjësinë shtetërore e ligjore për të mbrojtur shtetin në çdo procedurë gjyqësore e ka Avokatura e shtetit dhe jo Ministria e Drejtësisë.
Ai thekson se në respekt të ligjit dhe i vendosur për të mos lejuar asnjë abuzim në përzgjedhjen e studiove private të Avokatisë, nuk ka miratuar asnjë procedurë për përzgjedhje studiosh nga Avokatura e shtetit.
Manjani tregon, kohë më parë, e ka bërë të qartë se përzgjedhja e studiove të avokatisë ashtu siç propozohej ishte pa konkurrencë dhe që linte shteg për abuzime.
“Për rastin në fjalë shteti nëpërmjet AKBN kishte përzgjedhur me parë një studio avokatie dhe nuk ishte bindëse që të zgjidhej një studio e re pa vlerësuar më parë suksesin e firmës ekzistuese. Por në çdo rast kjo përgjegjësi nuk i takon Ministrit të Drejtësisë”, thekson ai.
Manjani, nënvizon, si ministër Drejtësie propozova një VKM për të disiplinuar përzgjedhjen e studiove të avokatisë në mënyrë transparente, profesionale dhe me sa më pak kosto.
Ai tregon se kjo VKM, nuk u miratua asnjëherë dhe jo për fajin e tij.
“Për sa më shumë informacion, përse kjo VKM nuk u miratua, duhet t’u japë informacion Këshilli i Ministrave. Aty duhet kërkuar edhe përgjegjësia nëse shteti humb këtë gjyq”, përfundon reagimin ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Reagimi i plotë i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani

Njoftim:
U njoha nepermjet faqes suaj Opinion.al, per nje lajm te Tv Klan, sipas te cilit, une paskam qene pengesa apo aresyeja qe shteti po humb arbitrazhin me Bankers!

Deshiroj tu sqaroj si vijon

Pergjegjesine shteterore e ligjore per te mbrojtur shtetin ne cdo procedure gjyqsore e ka Avokatura e shtetit dhe jo Ministria e Drejtesise.
Ne respekt te ligjit dhe i vendosur per te mos lejuar asnje abuzim ne perzgjedhjen e studiove private te Avokatise, nuk ka miratuar asnje procedure per perzgjedhje studiosh nga Avokatura e shtetit. Sic e kam bere te qarte edhe me pare, perzgjedhja e studiove te avokatise ashtu sic propozohej ishte pa konkurrence dhe qe linte shteg per abuzime!
Per rastin ne fjale shteti nepermejt AKBN kishte perzgjedhur me pare nje studio avokatie dhe nuk ishte bindese qe te zgjidhej nje studione re pa vleresuar me pare suksesin e firems ekzistuese. Por ne cdo rast kjo pergjegjesi nuk i takon Ministrit te Drejtesie.
Si minister i drejtesise, propozova nje vkm per te disiplinuar perzgjedhjen e studiove te avokatise ne menyre transparente profesionale dhe me sa me pak kosto. Por kjo VKM nuk u miratua asnjehere dhe jo epr fajin tim! Per me shume informacion perse kjo vkm nuk u miratua duhet tu jape informacion Keshilli i Ministrave. Aty duhet kerkuar dhe pergjegjesia nese shteti humb kete gjyq.
Se fundi, Ju falenderoj qe sillni ne vemendje kete ceshtje sepse eshte vertete serioze dhe meriton vemendje publike gjithahtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.