Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në maj Samiti Rinor i NATO-s në Tiranë

08/03/2017
Në maj Samiti Rinor i NATO-s në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në kuadër të misionit të saj për integrimin dhe angazhimin e të rinjve në procesin e vendimmarrjes dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës, organizata rinore ”Youth Development Group” organizon për here të parë në vendin tonë Samitin Rinor te NATO-s, një konferencë ndërkombëtare që do të jetë një simulim real i një samiti të Organizatës së Atlantikut të Veriut.

Samiti do të zhvillohet në Tiranë, në datat 7 – 10 maj, data të cilat përkojnë dhe me festimet dhe aktivitetet për ditën e Europës që festohet çdo vit me datë 9 maj. Theksi vendoset te kontributi i vendit tonë në NATO dhe angazhimi për përmirëzimin e procesit të paqes e bashkëpunimit mes shteteve në rajonin e Ballkanit, i cili ka qenë dhe në qendër të disa prej konflikteve më të rënda të dekadave të fundit në Europë, nga ana tjetër synojmë promovimin e përpjekjeve të vazhdueshme të vendit tonë për integrim në Bashkimin Europian, duke konsideruar antarësimin në NATO si suksesin më të madh të 25 viteve të fundit.

Nga një zonë konfliktesh dhe luftërash të përgjakshme, sot shtetet e ballkanit janë partnere të rëndësishme të aleancës dhe Shqipëria, shtet antar me të drejta të barabarta, me një ushtri të modernizuar dhe faktor paqeje e stabiliteti në rajon.

Samiti do të funksionojë si një samit real, ku shtetet anëtare, me delegacionet e tyre përfaqësuese do marin pjesë në konferencën 4 ditore, ku do të diskutohen tema që prekin sigurinë botërore, të ardhmen e organizatës dhe se sa e përgatitur është NATO ndaj rreziqeve aktuale, sic janë radikalizimi, terrorizmi, kriza e refugjatëve dhe lufta kundër ISIS apo konfliktet në Ukrainë dhe Afrikën veriore. Në këtë konferencë të organizuar nga një grup ndërkombëtar vullnetarësh, do të jenë të pranishëm dhe ekspertë të sigurisë, zëra të fuqishëm brenda organizatës me eksperiencë shumëvjecare në vendimmarrje dhe politikëbërjen e shteteve antare.

Youth Development Group fton të gjithë të rinjtë e interesuar, me njohuri të mëparshme apo eksperienca të ngjashme, por dhe ata të cilët duan të mësojnë më shumë për aleancën më të fuqishme ushtarake në historinë moderne, të aplikojnë për tu bërë pjesë e konferencës si delegatë. Kjo eksperiencë do të shërbej dhe si një pikë shkëmbimi kontaktesh, eksperiencash, kulturash dhe mendimesh dhe do të përmirësojë njohuritë tuaja në fushën e politikës, sigurisë dhe mbrojtes.

Informacionin e plotë mund ta gjeni në faqen zyrtare të Samitit: http://bit.ly/2lZyT87

Po ndodh

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

18/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Erion Veliaj lë qelinë, shtrohet në një spital privat në Tiranë

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej