Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MASAKRA NË BËRZHITË/ Autopsia zbardh si u torturuan 74-vjeçarja, që të mos bërtiste ia mbushën gojën me…

08/03/2017
MASAKRA NË BËRZHITË/ Autopsia zbardh si u torturuan 74-vjeçarja, që të mos bërtiste ia mbushën gojën me…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Fatime Hida, e moshuara, e cila u gjet e pajetë, dy ditë më parë në banesën e saj në Bërzhitë të Tiranës, e lidhur këmbë e duar është mbytur nga persona ende të paidentifikuar me trikon e saj.
Autopsi zbulon edhe shkaqet e vdekjes së 74-vjeçares Fatime Hida.
Sipas autopsisë, mësohet se autorët i kanë mbuluar kokën dhe më pas i kanë futur një rrobë në gojë në mënyrë që ajo të mos bërtiste, gjë që i ka sjellë dhe asfiksinë.
E moshuara, e cila jetonte e vetme pasi nuk kishte fëmijë, kishte rënë dhe një here pre e grabitjes.
Sipas të afërmeve, grabitja e para kishte ndodhur në prill të vitit 2015, ku persona ende të paidentifikuar për policinë pasi e kishin dhunuar të moshuarën, i kishin vjedhur 2 milionë e 400 mijë lekë. Mes vetmisë dhe varfërisë, 74-vjeçarja i siguronte të ardhurat e saj nga blegtoria, ndërsa shtëpinë ia kishte rikostruktuar një fondacion holandez para dy vitesh si dhe i kishin blerë pajisjet elektroshtëpiake.
Po ashtu, të afërmit raportuan se prej dy ditësh nuk e kishin parë të moshuarën të nxirrte bagëtitë ashtu si për çdo ditë, por duke qenë se dera e banesës ishte hapur, ata nuk ishin shqetësuar.
Ka qenë pikërisht kryeplaku i fshatit ai që kishte hyrë i pari në banesën e Fatimes, ku është përballur me një skenë makabre; e moshuara e pajetë e shtrirë në prag të derës, e lidhur këmbë e duar, ndërsa në kokë kishte një copë të zezë. Fill pas kësaj, kryeplaku i alarmuar për atë çka i kanë parë sytë, ka njoftuar me urgjencë policinë.
Ngjarja e makabre që tronditi fshatin e Bërzhitës, por dhe opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 6 marsit. Pas telefonatës së bërë në numrin e Emergjencave, grupi hetimor shkoi menjëherë në banesën e 74-vjeçares Fatime Hida ku ajo u gjet e vdekur dhe e lidhur këmbë e duar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.