Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha me misionin e OSBE/ODIHR: Zgjedhjet në rrezik, vetëm qeveria teknike siguron votë të lirë e të ndershme

08/03/2017
Basha me misionin e OSBE/ODIHR: Zgjedhjet në rrezik, vetëm qeveria teknike siguron votë të lirë e të ndershme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim pjesëtarë të misionit të OSBE/ODIHR, Richard Lappin, zëvendëskryetar i Departamentit të Zgjedhjeve, Ana Rusu, këshilltare për zgjedhjet, Alexey Gromov, këshilltar për zgjedhjet, Francesco Pagani, kreu i këshilltarëve politikë në Asamblenë Parlamentare të OSBE.
Ky mision i OSBE gjendet në Tiranë për të analizuar situatën parazgjedhore.
Kryetari i Partisë Demokratike i njohu me shqetësimet e opozitës që kanë të bëjnë me rrezikun real që i kanoset zgjedhjeve, votës së lirë.
Basha tha se zgjedhjet janë në rrezik nga qeveria, e cila nuk zbaton dekriminalizimin dhe vazhdon të ndajë pushtetin me kriminelë dhe banditë të njohur. Zgjedhjet janë në rrezik, tha Basha, nga droga që ka mbuluar vendin dhe nga paratë e këtij trafiku që arrijnë në disa miliardë euro në vit.
Basha tha se krimi është një kërcënim për zgjedhjet e lira e të ndershme. Ai theksoi se qeveria nuk ka reflektuar pas rekomandimeve të fundit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e vitit 2015 të cilat ishin një hap i madh pas në drejtim të standardeve demokratike.
Kryetari i opozitës vuri në dukje se Edi Rama ka prishur të gjitha zgjedhjet që janë bërë qysh se ai erdhi në pushtet duke dhunuar votën e lirë, përmes blerjes së saj, apo përmes kërcënimit e dhunës.
Gjithashtu, Basha theksoi se KQZ ka treguar anshmëri duke i bërë rezistencë ligjit të dekriminalizimit duke mbrojtur hapur interesat e kryeministrit dhe lidhjet e tij me krimin.
Po ashtu, Basha pohoi se edhe Kolegji Zgjedhor është një institucion nën presion për shkak të kërcënimeve që i bën qeveria gjyqësorit.
Pasi parashtroi të gjithë këto rrethana ku ndodhet vendi, Basha i bëri të ditur misionit të OSBE-ODIHR se e vetmja rrugë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme është që ato të mbahen nga një qeveri teknike, e cila do të fokusohet në zbatimin e dekriminalizimit, në luftën kundër drogës, krimit, dhe parave të trafikut të paligjshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.