Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në 60-vjetorin e krijimit, liderët e BE dakord për ti ndryshuar marshet Europës

07/03/2017
Në 60-vjetorin e krijimit, liderët e BE dakord për ti ndryshuar marshet Europës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja kanë mbështetur idenë për një BE më të shpejtë, në një kohë kur blloku prej 28 vendesh anëtare pritet të shënojë 60-vjetorin e krijimit.
“Uniteti nuk do të thotë uniformitet”, deklaroi presidenti francez Francois Hollande, i cili organizoi takimin në Pallatin e Versajës, në afërsi të Parisit.
Në këto kushte, Komisioni Europian pranon që projektet të mos përfshijnë të gjitha vendet anëtare.
Liderët e BE-së po fokusohen në një strategji për të thelluar si bashkëpunimin ashtu edhe mundësinë që vendet anëtare të bëhen pjesë e projekteve të përbashkëta në momentin që u leverdis.
Në disa aspekte, BE është një organizatë e shumëfishtë, pasi jo të gjitha vendet anëtare janë në zonën e lirë të Schengenit dhe vetëm 19 nga 28 prej tyre përdorin euron si monedhë.
“Italia dëshiron një BE më të integruar, por edhe një BE ku të lejohen nivele të ndryshme integrimi”, deklaroi kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni.
Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel tha se, ajo për të cilën Unioni ka nevojë është që disa vende të kenë kurajon të ecin në atë drejtim ku vende të tjera nuk dëshirojnë të ecin.
“Një Europë e shpejtësive të ndryshme është më se e nevojshme, ndryshe rrezikojmë stanjacionin. Nëse Europa ngel në vend dhe nuk zhvillohet më tej, atëherë paqja që ekziston rrezikon të kthehet në një rrezik  më shpejt nga sa mendohet”, tha Merkel.
Por ndërkohë, dalja e Britanisë së Madhe, që i ka dhënë një goditje psikologjike dhe buxhetore BE-së, pritet të nxjerrë nën hije përvjetorin e shumëpritur të bllokut.
Dalja e Mbretërisë së Bashkuar ka nxitur mekanizmin e tërheqjes, i cili po lobohet kryesisht nga partitë populiste në vendet e Perëndimit.

Po ndodh

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej