Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rriten çmimet e naftës, i kalojnë 170 lekë/litër

06/03/2017
Rriten çmimet e naftës, i kalojnë 170 lekë/litër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çmimet e naftës kanë shënuar rritje ditët e fundit me 4-5 lekë për litër tek operatorët më të mëdhenj, duke reflektuar shtrenjtimin e naftës në tregjet ndërkombëtare.
Kastrati, operatori më i madh në treg, e shet naftën me 172 lekë dhe benzinën me 173 lekë, më një rritje prej 4 lekë për litër. Edhe Eida, tregtuesi i dytë më i madh e tregton naftën me 171 lekë dhe benzinën me 172 lekë, sërish 4 lekë më shumë se më parë. Në tendencë rritjeje ka qenë dhe Gega Oil , që e shet naftën me 169 lekë.
Në fillim të janarit ishin operatorët e tjerë që i kishin rritur çmimet, ku Alpet e shtrenjtoi karburantin deri në 173 lekë. Edhe Gulf e reflektoi shtrenjtimin që në janar.
Sipas operatorëve, arsyeja kryesore e kësaj lëvizjeje rritet me ecurinë e naftës në bursa. Që prej dhjetorit, Brent-treguesi referencë i naftës europiane i ka kaluar 50 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që prej prillit 2016. Në fund të javës së kaluar, Brent u mbyll në nivelin e 55.9 USD/fuçi.
Kjo është hera e tretë që ka një valë të shtrenjtimit të çmimeve, që nga janari 2016 kur ato zbritën nën 160 lekë për litër.
Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në Europë. Sipas Global Petrol Price, në Shqipëri, nafta, sipas të dhënave të 27 shkurtit ishte 1.31 USD për litër (me rritjen e fundit ka arritur në 1.35), ndërsa në Maqedoni çmimi është 1.13 USD; në Mal të Zi 1.35 USD; në Serbi 1.23 USD; në Bosnjë, 0.96 USD për litër; në Bullgari 1.09 USD; në Rumani 1.14 USD. Shqipëria ka nivele të krahasueshme me Italinë, Zvicrën, Spanjën, Kroacinë, Irlandën, Gjermaninë etj.
Operatorët pohojnë se shkak për këtë është barra e lartë e taksave, që llogaritet në 67-70% të kostos. Monitor
grafik-cmimi-i-naftes-ne-burse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

08/08/2026
DETAJET/  Në Burgun e Fierit, vdiq  xhaxhai që përdhunoi mbesën për tri vite rresht

Burgu i Fierit, plagosen dy persona në ambientet e ajrimit

08/08/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Lëndë eksplozive e pashpërthyer pranë dyqanit të Rigels Rajkut, Noizy, në Durrës

08/08/2026
Protestë në Fushë Arrëz kundër bashkimit me Pukën, kundërshtohet reforma administrativo-territoriale

Protestë në Fushë Arrëz kundër bashkimit me Pukën, kundërshtohet reforma administrativo-territoriale

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

08/08/2026
DETAJET/  Në Burgun e Fierit, vdiq  xhaxhai që përdhunoi mbesën për tri vite rresht

Burgu i Fierit, plagosen dy persona në ambientet e ajrimit

08/08/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Lëndë eksplozive e pashpërthyer pranë dyqanit të Rigels Rajkut, Noizy, në Durrës

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.