Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tensionohet Maqedonia, deklarata të ashpra mes Zaev dhe Presidentit. Ali Ahmeti në rradhë për të bërë qeverinë

01/03/2017
Tensionohet Maqedonia, deklarata të ashpra mes Zaev dhe Presidentit. Ali Ahmeti në rradhë për të bërë qeverinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Menjeherë pas vendimit të Ivanovit ka reaguar kreu i LSDM-së Zoran Zaev, i cili e quajti vendimin e Presidentit të vendit për të mos dhënë mandatine qeverisë shumicës së krijuar nga aleanca LSDM-BDI një grusht shteti.

“Ai krijon krizë kushtetuese duke injoruar shumicën e vullnetit të qytetarëve dhe pamundëson kalim të qetë të pushtetit. Ai edhe një herë vihet në shërbim të Gruevskit. Ne nuk do të lejojmë askënd që të luaj me ardhmërinë e vendit. Ivanov duhet të tërheq këtë vendim dhe menjëherë ta dorëzojë mandatin”, tha kreu i opozitës aktuale Zoran Zaev dhe ndërkohë i mandatar nga shumica e re pë rtë krijuar qeverinë e bllokuar nga Presidenti maqedonas.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka refuzuar sot të mandatoj për kryeministër, liderin e Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev. Në një paraqitje të jashtëzakonshme, Presidenti Ivanov tha sa se shkak për këtë vendim është platforma e partive politike e arritur sipas tij në “shtetin fqinj”, me të cilën sipas tij rrënohet karakteri unitar i shtetit të Maqedonisë. “Deri sa të jem President i Maqedonisë nuk do të mandatoj askënd që pranon platforma të shteteve fqinje që rrënojnë sovranitetin e shtetit”, ka deklaruar Ivanov duke drejtuar akuza të rënda ndaj liderit social-demokrat për shkelje të kushtetutës dhe tradhti të interesave kombëtare. Ivanov tha se nuk pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare për mos dhënien ashtu siç ndërkombëtaret nuk reaguam për platformës shqiptare, të hartuar sipas tij në një shtet fqinj, duke aluduar Shqipërinë.

“Dëshiroj t’ju bind Ju qytetarëve, të jeni të qetë sepse gjithnjë derisa unë të jem President i Republikës së Maqedonisë nuk do t’i jap mandatin asnjë njeriu dhe asnjë partie politike, që angazhohet apo që në programin e saj ka një platformë e cila rrënon sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë. Thellë besoj se këto janë vlerat bazë me të cilat askush nuk ka të drejtë të tregtojë dhe nuk mendoj të heq dorë nga to”, tha Ivanov.

Në vijim ai tha se platforma është dokument pas-zgjedhor i përpunuar dhe firmosur në një vend të huaj në kabinetin e një funksionari të jashtëm dhe me ndërmjetësim të Kryeministrit të një vendi tjetër. Përmbajtja e platformës është edhe jashtë Kushtetutës dhe jashtë Marrëveshjes së Ohrit. Me këtë Platformë rrezikohet sovraniteti dhe pavarësia e shtetit duke e vënë kështu shtetin në pozitë që të jetë i varur nga një shtet tjetër, theksoi ai.

Pavarësisht vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për mos ti dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re Zoran Zaevit mijëra qytetarë maqedonas sërish sonte kanë dalë në protesta kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Platforma e partive shqiptare e cila u pranua edhe nga LSDM lidhet ndë rtë tjera edhe me zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, një kërkesë kjo që ishte pjesë e Marrëveshjes së Ohrit por që nuk u zbatua asnjëherë në qeveritar enjapasnjëshme maqedonase.

Sipas rendit, Presidenti Ivanov duhet të thërrasë kryetarin e partisë së tretë më të madhe për të ndërtuar qeverinë, e cila është BDI e drejtuar nga Ali Ahmeti.Droni.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

28/04/2026
ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

28/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

28/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.