Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Firma braktis kantieret, punimet për By-Passin e Fierit dhe të Vlorës shtyhen pa afat

26/02/2017
Firma braktis kantieret, punimet për By-Passin e Fierit dhe të Vlorës shtyhen pa afat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Punimet për ndërtimin e Korridorit të Jugut janë ndërprerë prej një muaji. Zyrat e firmës që fitoi projektin janë braktisur. 
By Passi i Fierit dhe ai i Vlorës prezantojnë një panoramë të shkretë. Nuk po punohet prej një muaji ndërsa zyrat e “Serenisima construzioni”  janë boshatisur.

Në kantierin e Levanit në Fier afati i punimeve është fshirë nga tabela pasqyruese e investimit.
Në Vlorë, By Passi duhej të kishte përfunduar por zvarritja e punimeve çoi në shtyrjen me një vit. Punimet janë ndalur dhe zyrtarët e “Serenisima construzioni”  nuk ndodhen në kantier.
Punimet për dy autostradat kanë nisur në vitin 2013. Zvarritja e tyre po lë pezull lidhjen mes dy akseve kryesorë të jugut atë Levan-Vlorë me Vlorë-Sarandë. Zvarritja pa fund e punimeve po e bën jetën e banorëve të padurueshme si rasti i familjes Rexhepi në Mbrostar.
Burime  nga “Serenisima construzioni”  thonë se kompania i ka shitur aksionet e saj te një kompani spanjolle. Nga ministria e Transportit dhe autoriteti rrugor shqiptar nuk ka asnjë sqarim për pezullimin e punimeve. “Serenisima construzioni” e fitoi tenderin për të ndërtuar dy autostradat lidhëse të jugut të vendit duke ofruar 20 milionë euro më pak.
Dy vjet pas nisjes së punimeve në dhjetor të vitit 2015, nënkontraktorët shqiptarë e çuan “Serenisima construzioni” në gjyq për mos shlyerje të detyrimeve duke përfshirë këtu edhe pagat e punonjësve. Konflikti pezulloi punimet për afro një vit.  Në tetor të vitit 2016 “Serenisima construzioni” kontraktoi firma të tjera shqiptare duke rifilluar punimet. Prej një muaji puna është ndalur. Me këto ritme punimet për By Pass-in e Fierit nuk dihet se kur mund të mbyllen ndërsa By Passi i Vlorës duket se do të përfundojë vetëm pas atij të Fierit.
By Pasi i Fierit është i gjatë 22 klm dhe për realizimin e tij janë vënë në dispozicion 60 milionë euro. Ai lidh autostradën Lushnje-Fier me Levan-Vlorë duke shërbyer si nyje lidhëse mes veriut dhe jugut të vendit. 
By Passi i Vlorës ka një gjatësi prej 30 km dhe bën lidhjen mes autostradës Levan-Vlorë dhe Vlorë-Sarandë. Për realizmin e tij janë ofruar 30 milionë euro.
Te dyja veprat i ka marrë përsipër kompania italiane “Serenisima construzioni”. Investitorët janë Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.