Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJE/ Dinamiti na legatën sovjetike, 25 shkurti 1951, data e ekzekutimit të 22 martirëve

26/02/2017
DOSJE/ Dinamiti na legatën sovjetike, 25 shkurti 1951, data e ekzekutimit të 22 martirëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Kastriot Dervishi

kastriot dervishi, e vogel new

Kastriot Dervishi

Më 19 shkurt 1951, organizata Bashkimi Shqiptar vendosi hedhjen e një sasie dinamiti në legatën sovjetike në Tiranë. Aksionin e kryen më 19 shkurt 1951 anëtarët e organizatës, Hysen Llulla dhe Qazim Laçi. I pari hodhi sasinë e dinamitit, ndërsa i dyti ngurroi.
Duke mos ditur asgjë për ngjarjen, Sigurimi i Shtetit arrestoi apo akuzoi rreth 170 persona nga “kontingjenti armik”. Në këtë listë ishin disa të arrestuar në fund të vitit 1950 dhe në shkurt 1951. Duke qenë i paaftë nga pikëpamja operative dhe inteligjente për të zbuluar ngjarjen, Sigurimi, pas miratimit të Byrosë Politike, vendosi ekzekutimin e 22 personave nga tri listat që krijoi nga “elementi armik”. Në listën e parë ishin “agjentët e të huajve”; në të dytën ballistët, legalistët, pronarët dhe në të tretën “sabotatorët” ekonomikë. Pasi u ekzekutuan në periferi të Tiranës, në rrugën Tiranë-Kavajë, afër fshatit Mënik, u përpilua një vendim gjyqësor nr. 64, datë 27. 02. 1951, i Gjykatës së Lartë i cili dënoi me vdekje 22 persona.
Prej tyre, i vetmi që ka dosje formulare është Thoma Katundi. Dosjet formulare në ngarkim të 21 personave të tjerë të këtij procesi janë asgjësuar qysh atëherë. Për këtë arsye, i vetmi burim informacioni mbi datën e ekzekutimet e 22 personave, është dosja e Thomait. Dosja mban numrin 4 në fondin arkivor të dosjeve operative dhe përbëhet prej 119 fletëve. Asnjëra prej tyre nuk ka të shënuar nivel klasifikimi. Dosja tregon përndjekjen e Thomait nga viti 1945 e deri në vitin 1951. Ai ndiqej sepse kishte punuar në SHBA, por edhe si “agjent francez”, ndërsa në dosje nuk ka asnjë provë që t’i vërtetojë këto sadopak këto dyshime.
Në dosje është ky shënim: “Është paraqitur i rezervuar nga frika pse ka mësuar se një miku i tij ka qenë nën survejim. Ka hapur parulla dhe ka propaganduar kundër vendit tonë sepse çdo gjë në dyqane do ta marrësh me të vrarë (me radhë d.m.th. – shënim). Ka folur për jetën e mirë gjoja në Amerikë, ka përbuzur duke i quajtur gomarë ata që janë riatdhesuar nga Australia dhe Amerika në Shqipëri. U arrestua më 20. 02. 1951. Nuk foli asgjë. Më 25-26 shkurt 1951 u ekzekutua”.
Relacionet rreth tij i ka nënshkruar zëvendëskryetari i Degës së 1-rë, Manol Milo. U mor në pyetje më 21. 01. 1951 nga toger Irfan Muharremi. Nuk u pyet për asnjë rast për dinamitin në legatën sovjetike. Bashkëlidhur faksimilja që tregon datën e ekzekutimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.