Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet pedagogia: Ja pse e fshiva foton e djalit të Pandeli Majkos, me dy gishta

24/02/2017
Flet pedagogia: Ja pse e fshiva foton e djalit të Pandeli Majkos, me dy gishta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pedagogia Nevila Xhindi fshin nga rrjetet sociale foton me dy gishta, ku shfaqet studenti i saj, njëherësh djali i deputetit socialist Pandeli Majko, Gjergji teksa pozon me disa studentë të tjerë.
Pedagogia sqaron në një intervistë se u detyrua ta ndërmarrë këtë veprim, pasi komentet dhe reagimet që pasuan pas hedhjes së fotos në rrjet i tejkaluan përmasat, duke u kthyer në presion partiak që rëndonin mbi studentin e saj.
“Është një foto miqësore si rrjedhojë e bisedës me studentët e mi për protestën dhe demokracinë. Ishte finalja e një bisede që ne bëmë. Fotoja ishte krejtësisht miqësore, e bëri Gjergji, nuk ishte për humor. Më vjen mirë që po rritet një brez që mendon më hapur se prindërit e tyre”, thotë ajo për “News 24”.
Pedagogia shton se, Gjergji ishte në dijeni të plotë për publikimin e fotos, ndërsa e ka çuditur reagimi politik i prindërve të tij. Ajo thotë ndër të tjera se ndonëse u komentua shumë, Gjergji nuk i kërkoi të hiqte foton.
“Ajo që më çuditi ishte reagimi i prindërve të Gjergjit, mendoj se kanë dëmtuar djalin e tyre. Ai është një student i shkëlqyer, i hapur. Unë për kortezi, pas presionit të komenteve jo dashamirës e hoqa. E ndjeva presionin që i bëhej Gjergjit, por nuk ishte një kërkesë e tij”, shton Xhindi.
Pas publikimit të fotos së djalit të tij, me dy gishtat lart, që përshëndeste protestën e opozitës, deputeti Pandeli Majko ka reaguar ashpër, duke e cilësuar se fotoja ishte bërë për humor dhe se është keqinterpretuar. Ai shkoi deri aty, sa tha se e merrte vetë përgjegjësinë para socialistëve.
gjm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.