Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alitalia në grevë, anulohen 60 % e fluturimeve, mes tyre edhe linja Romë – Tiranë

23/02/2017
Alitalia në grevë, anulohen 60 % e fluturimeve, mes tyre edhe linja Romë – Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shoqëria ajrore Alitalia ka anuluar gjatë ditës së sotme e gjatë paradites së nesërme rreth 60 % të fluturimeve kombëtare e ndërkombëtare për shkak të grevës së shpallur nga personeli i saj.
Mes fluturimeve të anuluara janë dhe dy udhëtime të linjës Romë-Tiranë, planifikuar gjatë ditës së enjte 23 shkurt. Fluturimet janë me numër AZ 584 e AZ 510.
Nën zërin e sindikatave, pilotët e punonjësit e Alitalia, protestojnë kundër situatës ekonomike në të cilën ndodhet aktualisht kjo shoqëri e cila ka mbyllur vitin 2016 me një defiçit prej 600 milionë euro, si dhe parashikon për vitin 2017 një reduktim prej 160 milionë euro të shpenzimeve të saj.
Por mbi të gjitha personeli i Alitalia-s proteston ndaj mungesës së një plani idustrial për rimëkëmbjen e shoqërisë si dhe vendimit të marrë nga drejtuesit e saj për të ndryshuar kontratën e punës së punonjësve nga një kontratë kombëtarë, në një kontratë të bazuar në një rregullore të brendshme të Alitalias.
Ky vendim do të hyjë në fuqi në muajin mars e është nyja kryesore e protestës së personelit të kësaj shoqërie.
Ministri i Zhvillmit Ekonomik, Carlo Calenda, i cili ka thirrur në takim përfaqësuesit e shoqërisë së fluturimit deklaroi se “Alitalia është një shoqëri private me probleme të dukshme në administrim, por që nuk duhet të rëndojnë mbi punonjësit.”
Ndërkohë sindikatat kanë dezertuar takimin e planifikuar një ditë më parë me përfaqësuesit e Konfidustrisë, duke pretenduar se para se të ulen e të bisedojnë, drejtuesit e Alitalias duhet të anulojnë rregulloren e kontratave të reja për punonjësit të parashikuara për muajin mars.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.