Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Vrasja e dyfishtë në Pogradec, rrëfen fqinja: Ja si dhe kush i gjeti të vrarë burrë e grua

22/02/2017
DETAJE/ Vrasja e dyfishtë në Pogradec, rrëfen fqinja: Ja si dhe kush i gjeti të vrarë burrë e grua
Share on FacebookShare on Whatsapp

Personi i fundit që ka takuar Fatbardha Torran, gruan nga Velçani i Pogradecit që vrau burrin dhe pastaj u vetëhelmua, duke lënë pas dy jetimë është fqinja e saj.
Mes personave të marrë në pyetje është edhe fqinja, ku 23­vjeçarja kishte lënë vajzën e saj 3 vjeçe ditën e ngjarjes. Fqinja e marrë në pyetje mendohet të jetë edhe personi i fundit që e ka takuar Fatbardhën, raporton Panorama.
“Me Fatbardhën ishim fqinje. Kemi kaluar mirë së bashku dhe ajo ma ka besuar vajzën e vogël herë pas here kur i duhej të largohej nga shtëpia. Ishte pasdite kur ajo ma solli vajzën. Më kërkoi të kujdesesha pak për të, sepse duhet të bënte disa punë. Djalin e kishte në gjumë dhe kuptohet përfitonte nga ajo pak kohë që të bënte punët e shtëpisë dhe të merrej me lopën. M’u duk e qetë dhe nuk dyshova për asgjë, pasi gjithmonë e ndihmoja kur mundesha. Nuk ishte hera e parë që vajzën ma linte mua. Shkonim shumë mirë. Nuk kam dëgjuar as zhurma, asgjë, deri kur erdhi vëllai i Erzenit i gjeti pa jetë dhe dha alarmin për çfarë kishte ndodhur. Vajza luajti gjithë pasditen. Fatbardha po vonohej për të ardhur për ta marrë, por mendova se mos kishte shkuar nga tokat, që janë rreth dy orë larg. Nuk e mendova kurrë se mund të ndodhte diçka e tillë. Ata shkonin mirë me njëri­tjetrin, nuk di të kenë pasur konflikte”, është shprehur për grupin e hetimit fqinja e çiftit të vrarë.
Fatbardha dhe Erzen Torra janë gjetur të pajetë të shtunën rreth orës 23:00, në një kasolle pranë banesës së tyre. Prindërit e një vajze 3­ vjeçare dhe një djali vetëm nëntë muajsh dyshohet se kishin konflikte të përsëritura që vinin si pasojë e konsumit të alkoolit nga ana e bashkëshortit, ndërsa këtë herë grindja ka përfunduar tragjikisht për ta.
Dyshohet se Fatbardha Torra ka nisur grindjen me bashkëshortin e saj në haurin e bagëtive që ndodhej krah banesës ku jetonin dhe pasi ka rrahur me dru për vdekje bashkëshortin e saj, Erzenin e ka konsumuar bar miu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.