Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mesazhi, “hajde se mbaroi”, ja si i organizonte banda grabitjet e bilndave në aksin Qafë Kashar – Rinas

19/02/2017
Mesazhi, “hajde se mbaroi”, ja si i organizonte banda grabitjet e bilndave në aksin Qafë Kashar – Rinas
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Hajde se mbaroi”.
Kjo ka qenë telefonata e bërë mes dy të pandehurve Neim Avdulaj dhe Admir Çerpja, vetëm dy ditë pas grabitjes së 3.8 milionë dollarëve më 3 dhjetor 2015.
Më datë 5 dhjetor, në banesën e Neimit kishte shkuar një person i quajtur A. (pa gjeneralitete të plota) dhe i ka dhënë 5 çanta me lekë.
Menjëherë pas kësaj, nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Neim Avdulaj ka marrë në telefon Admir Çerpjan dhe i ka thënë “Hajde se mbaroi”. Këto para, Neimit i ishin dhënë që ai t’ua shpërndante personave që e kishin ndihmuar atë dhe “grupin” që të jepnin informacione për lëvizjet e blindave me para që do të bëheshin në drejtim të Rinasit.
Burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije se në të dyja grabitjet, atë të 3 dhjetorit 2015 dhe 9 shkurtit të këtij viti, Admir Çerpja ka pasur rolin e “sekserit”.
Fillimisht, u dyshua se Çerpja dhe personi tjetër që vijon të jetë në kërkim nga policia, Admir Murataj, ishin në rolin e organizatorit, por në bazë të deklarimeve të personave nën hetim, ka rezultuar se detyra e Çerpjas ishte ndërmjetës mes informatorëve dhe ekzekutorëve.
Kjo pasi, ditën e ngjarjes, më datë 03. 12. 2015, shtetasi Neim Avdulaj ka qenë në shtëpi kur i ka ardhur një mesazh nga shtetasi Ditjon Memlika, me tekstin “Kemi lëvizje sot”.
Një mesazh ditën e ngjarjes, Neim Avdulajt i ka ardhur edhe nga Fation Xhyliu, i cili e njoftonte për lëvizjen e mjeteve për në Rinas. Pas kësaj, Neim Avdulaj ka vënë në dijeni me SMS, personin që në celular e kishte të shënuar me emrin “shoku”. Neim Avdulaj nuk e dinte se kush ishte ky person që atë ditë kishte numrin celular ku ka nisur SMS-në.
Nga “shoku” i është kthyer përgjigjja “ok, në rregull”.
Më pas, ndërsa ka qenë në banesë, Neim Avdulaj ka marrë vesh nga televizioni për vjedhjen e të hollave në aksin Qafë Kashar – Rinas. Duke u nisur nga kronologjia e ngjarjes, edhe mbi faktin se dy ditë pas grabitjes së parave, Avdulaj ka telefonuar Çerpjan, dyshohet se ky i fundit ka qenë ndërmjetës në dhënien e informacioneve.
Ndërsa, në lidhje me grabitjen e datës 09. 02. 2017, Avdulaj kishte si detyrë që informacionet që kishte t’ia kalonte Çerpjas.
Kështu, nga hetimet ka rezultuar se Avdulaj, përgjatë një periudhe prej 8 muajsh, ka qëndruar në një kafe të ndodhur në “E…” (qendër tregtare), nga ku ka parë lëvizjet e mjeteve të blinduara të bankës, me drejtim për në Rinas. Këtë informacion, personi nën hetim ia kalonte Admir Çerpjas Ditën e ngjarjes, informacioni është përcjellë me tekst “Doli vajza”.
Për të çuar SMS-në, Neim Avdulaj ka marrë dy numra te tregu i dollarit, nga të cilët njërin e kishte mbajtur vetë dhe tjetrin ia ka dhënë shtetasit Admir Çerpja. GSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.