Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Atentati në Shkodër, gruaja nën shënjestër akuzoi kunatin për vrasjen e motrës

19/02/2017
DETAJE/ Atentati në Shkodër, gruaja nën shënjestër akuzoi kunatin për vrasjen e motrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Suela Muça

Atentat me armë zjarri një gruaje 49 vjeçe në Shkodër. Të paktën ky është dyshimi paraprak i Policisë, bazuar edhe në dëshminë e dhënë nga e plagosura, e cila i ka mëshuar faktit se kanë dashur ta eliminojnë.
Ngjarja ndodhi dje, ku dy persona me motoçikletë kanë qëlluar ndaj shtetases Flutura Muça. 49-vjeçarja punon si shitëse në një dyqan rrobash në lagjen “Rus” dhe rreth orës 12:30, ndaj saj është qëlluar me armë.
Kalimtarët e rastit, por edhe shitësit e tjerë të pranishëm në vendngjarje, kanë përjetuar momente paniku, ndërsa gruaja që ishte në shënjestër mbeti e plagosur.
49-vjeçarja është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës. Stafi mjekësor bëri të ditur se shtetasja Flutura Muça ka marrë një plumb në këmbë, por fatmirë sisht nga kjo plagë nuk i rrezikohej jeta.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë që kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet. Pasi 49-vjeçares i kanë hequr plumbin përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale, ajo është marrë në pyetje nga efektivët blu të Shkodrës.
Burime pranë Policisë bëjnë me dije se e plagosura është motra e Suela Muçës, 38-vjeçares, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, në prill të vitit të kaluar në biznesin e tyre mobilieri “Europa”.
Nga sa bëhet e ditur, shtetasja Flutura Muça ka deklaruar se plagosja e saj lidhet pikërisht me ngjarjen e motrës së saj, Suelës. Sipas dëshmisë së dhënë prej saj, ky atentat ndaj saj nuk është asgjë tjetër veçse një porosi e Sadetin Sulës, ish-bashkëshortit të motrës së saj. Sadetini aktualisht vijon të jetë në paraburgim në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa është në pritje të vendimit të gjykatës.
Por konfliktet mes familjeve kanë vazhduar pasi Sula nuk pranon krimin, ndërsa familja e së ndjerës hedh akuza ndaj tij dhe kërkon dënimin maksimal.
E plagosura nuk ka arritur që t’i identifikojë autorët, sepse kanë qenë me skafandër, por ka dëshmuar se kjo ngjarje lidhet me atë të së motrës, e cila u gjet e vdekur në mobilieri “Europa”, ngjarje për të cilën akuzohet shtetasi Sadetin Sula.
Policia e Shkodrës, në deklaratën zyrtare bën me dije se ngjarja e ndodhur rreth orës 12:30, në lagjen “Rus”, po hetohet duke tentuar për zbardhjen e saj. Zyrtarisht, Policia nuk jep shumë detaje për plagosjen e shtetases Flutura Muça.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp theksohej plagosja e saj me armë zjarri dhe se është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autorët, sipas dëshmitarëve, kanë qenë me skafandra”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.