Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si dhe pse u vra albanologu i madh kroat Milan Šufflay

18/02/2017
Si dhe pse u vra albanologu i madh kroat Milan Šufflay
Share on FacebookShare on Whatsapp

86-vjet më parë, përkatësisht, në kalimin e natës 18/19 shkurt të vitit 1931 është kryer në Zagreb vrasja mizore ndaj Milan Šufflay, njerit ndër albanologët më të shquar të botës. Vrasja e tij, e përgaditur nga regjimi i mbretit Aleksandri I Karagjorgjeviq, kishte bërë jehonë të madhe në opinionin publik europian. Lidhur me këtë vrasje është i njohur edhe reagimi i kolosëve të shkencës dhe të letrave, Albert Einstein dhe Heinrich Mann, të cilit kishin dërguar një letër Ligës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Paris, sipas të cilës kërkohet dënimi për vrasje, si dhe për ushtrimin e diktaturës nga strukturat mbretërore të Jugosllavisë.
Šufflay ishte një nga nxitësit kryesorë të idesë së ndarjes së qytetërimeve sipas “Linjës së Teodosit” nga viti 395. Ndërsa në botën shkencore u bë i njohur me veprat e tia kapitale nga lëmi i Albanologjisë: “Acta et diplomata Res Albaniae mediae aetatis illustrantia, I-II” (“Aktet e diplomat që ilustrojnë ngjarjet në Arbërinë Mesjstare”, në bashkëpunim më, L. Thalloczy dhe K. Jireçek. Vjenë: 1913-1918); ”Biologie des albanesischen Volksstammes“ (Biologjia e popullit të shqiptarëve, München, 1916); ”Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien. Die Orthodoxe Durchbruchszone im Katholischen Dämme“ (“Gjendja e kishave në Arbërinë paraturke. Zona ortodokse e depërtimit në digat katolike”, Zagreb-Budapest: 1915/16); “Die Grenzen Albaniens im Mittelalter” (“Kufijt e Arbërisë në Mesjetë”, Munich-Leipzig: 1916); “Städte und Burgen Albaniens hauptsächlich während des Mittelalters” (“Qytete e fortifikata të Arbërisë, kryesisht gjatë mesjetës”, Vjenë-Leipzig: 19241924), “Serbët dhe Shqiptarët” (Srbi i Arbanasi: Beograd-Lubjanë: 1925), “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae cathedralis Drivastensis”, (“Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit”, 1927); “Politische Schicksale des Themas Dyrrachion” (”Fatet politike të Themës së Durrësit”, Zagreb: 1915), si dhe romani historik “Alba Limi” kushtuar princit arbër, Kastandin Balsha (1920).
Me këtë opus të pasur albanologjik të mbështetur vetëm në burime historike të dorës së parë, Milan Šufflay ishte bërë pengesë e madhe në realizimin e projekteve të mëdha antishqiptare, jo vetëm nga strukturat mbretërore jugosllave, por edhe më vonë nga shteti komunist i Jugosllavisë, që synonin zbrazjen e territoreve shqiptare duke u mbështetur edhe në dëshmi teorike-shkencore-historike se, gjaja shqiptarët janë të pranishëm në treva jashtë Shqipërisë politike vetëm nga kapërcyelli i shek. XVII.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Kushtet e Parlamentit Europian për Shqipërinë, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

22/06/2026
Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

22/06/2026
Berisha thirrje demokratëve: Çdo natë vendi juaj është në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Çdo natë vendi juaj është në protestë

22/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Kushtet e Parlamentit Europian për Shqipërinë, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

22/06/2026
Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

22/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.