Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulohet shuma që iu sekuestrua autorëve të grabitjes së dy bankave

15/02/2017
Zbulohet shuma që iu sekuestrua autorëve të grabitjes së dy bankave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Si provë materiale në arrestimin e autorëve të dyshuar për grabitjet e parave të bankave në Tiranë-Rinas policia ka sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme parash në banesën ku kreu arrestimet.
Drejtori i Policisë së Tiranës tha dje se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikanë, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare (kartëmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive). “Panorama”  mësoi dje se bëhet fjalë për një shumë prej rreth 1 milion euro.
Në pranga përfunduan Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në Tiranë, ish-punonjës në SHPSF “Rogat”; Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish-efektiv në Forcat Ushtarake; Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zall-Herrit dhe Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.
U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A. dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.
“Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë. Grupi hetimor vijon me intensitet punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të implikuar në këto ngjarje, por edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale”, tha dje drejtori i policisë së Tiranës, Hodaj.
Dy grabitjet ndodhën më 3 dhjetor 2015, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare ‘Rogat Security’, në aksin Tiranë – Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit dhe më 9 shkurt 2017, ku u sulmua me armë eskorta e vlerave monetare ‘Jaguar’, në aksin Tiranë-Rinas, afër universitetit ‘Epoka’”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.