Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nënpresidenti i Venezuelës shpallet trafikant ndërkombëtar i drogës

14/02/2017
Nënpresidenti i Venezuelës shpallet trafikant ndërkombëtar i drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në bazë të aktit Kingpin, Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur zëvendës presidentin e Venezuelës si trafikant ndërkombëtarë të drogës.
Një zyrtar i lartë amerikan u tha gazetarëve të hënën se Tareck Zaidan El Aissami Maddah ka kontrolluar aeroplanë dhe rrugët e trafikut të drogës, si dhe ka mbrojtur dhe ndihmuar trafikantët e lëndëve narkotike që veprojnë në Venezuelë.
El Aissami, i cili u emërua nënpresident i Venezuelës në fillim të muajit të kaluar, ka qenë ministër i brendshëm dhe i drejtësisë në vitet 2008 – 2012, dhe më pas guvernator i shtetit Aragua për pesë vitet e fundit.
Përveç akuzave për drogë, ai akuzohet se është përfshirë edhe në pastrimin e parave.
Zyrtarët amerikanë theksojnë se për procesin kundër El Aissamit, i cili është zyrtari i rangut më të lartë i Venezuelës në shënjestër të sanksioneve, u deshën përgatitje shumëvjeçare dhe se ky hap nuk u ndërmor për shkak se kohët e fundit ai u bë zëvendës president.
Njoftimi pritet të shkaktojë një keqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Karakasit dhe Uashingtonit. Venezuela po përballet me një krizë ekonomike me inflacion treshifror, dhe me vështirësi në plotësimin e nevojave bazë
Qeveria e presidentit Nicolas Maduro, i cili erdhi në pushtet pas vdekjes së Hugo Chavezit, fajëson për vështirësitë financiare opozitën e brendshme politike dhe Shtetet e Bashkuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmojnë 12 persona

28/07/2026
Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmojnë 12 persona

28/07/2026
Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.