Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRABITJA/ Zbulohet kurthi që Policia ju ngriti autorëve

14/02/2017
GRABITJA/ Zbulohet kurthi që Policia ju ngriti autorëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Banda e grabitësve të Rinasit është “tradhtuar” nga brenda. Detaji është pohuar për “BalkanWeb” nga burime pranë grupit hetimor që kanë sqaruar në detaje skemën perfekt që çoi në identifikimin e autorëve të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar.

Prova
Burime të rezervuara nga grupi i hetimit bëjnë me dije për “BalkanWeb” se fillimisht policia zotëroi prova të mjaftueshme se Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnjë banues në Tiranë ishte njëri nga bashkëpunëtorët e grabitjes.
Ai u arrestua të premten e kaluar në mbrëmje vonë shumë pranë vendit të grabitjes, gjatë një operacioni blic policor që u mbajt sekret për mediat.
Nga verifikimet që ishin kryer nëpërmjet antenave të telefonisë celulare, ka rezultuar se Xhyliu ka qenë i pranishëm 30 minuta para dhe pas grabitjes, në zonën përreth Qafës së Kasharit dhe Rinasit. Dhe kjo ishte një provë e arsyeshme për ndalimin e tij.

Kurthi
Për shkak se Xhyliu nuk e pranoi fillimisht pjesëmarrjen e tij në grabitjen e Rinasit, kjo e detyroi policinë të kalonte në “planin B”. Burime të rezervuara nga grupi hetimor sqarojnë për “BalkanWeb” se të gjendur përballë rrethanave që vështirësonin zbardhjen e plotë të ngjarjes u vendos që Xhyliu të futej në një “kurth”.
Kësisoj po atë ditë u vendos arrestimi i vëllait të tij, i cili nuk ka qenë i implikuar në grabitjen e Qafë-Kasharit por që për Policinë ishte “mjeti” i duhur për të çuar drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Përgjimet
Burimet e rezervuara nga grupi i hetimit pohojnë për “BalkanWeb” se të dy vëllezërit u izoluan për më shumë 12 orë në komisariat në të njëjtën dhomë pa iu lënë mundësia të kontaktonin me persona të tjerë, qoftë edhe avokatë apo familjarë të tyre.
Dhoma ka qenë e pajisur me përgjues ambientalë dhe 12 orët e qëndrimit në një qeli ishin të mjaftueshme për Policinë për të mësuar detaje me interes për hetimin nga bisedat e zhvilluara mes Fation Xhyliut dhe vëllait të tij.
Dhe kaq mjaftoi për policinë për të vënë sot në pranga 4 nga 6 grabitësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.