Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse foshnja në duart e lypëses nuk qan asnjëherë?

13/02/2017
Pse foshnja në duart e lypëses nuk qan asnjëherë?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të pastrehët, nënat e reja dhe fëmijët të cilët mbushin trotuaret për të lypur lëmoshë, bëhen shpesh pre e përbuzjes së njerëzve të ndryshëm të cilët kalojnë rrugën dhe nuk u bën përshtypje një bebe që qan, e një tjetër që rri e mbështjellë dhe që nuk lëviz asnjëherë.
Revistën boshnjakë “Magazine”, shkruan se një gazetare ka zbuluar se në Bosnjë, shumica e të pastrehëve që lypin kanë në krye një “tutor” i cili i merr pjesën më të madhe të fitimit.
Gazetarja gjithashtu ka zbuluar se të kesh një fëmijë në krah, është një strategji për t’i bërë njerëzit të japin para apo më shumë para se zakonisht.
Por, ajo ka zbuluar se ndonjëherë fëmijët nuk qajnë fare dhe as nuk lëvizin, dhe si ka mundësi që të ndodhë një gjë e tillë?
Kur i pyeti nënat, ajo u ndesh me një lumë sharjesh, që sipas tyre nuk i linin rehat edhe kur lypin. Megjithatë ajo e zbuloi trukun. Disa prej tyre nuk kanë në të vërtëtë një fëmijë, por disa kukulla.
“Kur i thashë ma trego pak beben, ajo u largua menjëherë”, shkruan gazetarja.
Fakti i tretë është akoma më tronditës. Nëse fëmija do të qante, atëherë kjo do i shpërqendronte lypësit nga puna e tyre. Kjo do të thotë më pak para. Më pak para do të thotë presion nga ai që qëndron në krye, pra tutorit.
Atëherë zgjidhja është gjetur. Ata përdorin disa lëndë narkotike të lehta dhe alkool, për ti “vënë në gjumë” bebet.
Zbulimi është vërtet për tu përgëzuar në mënyrë që të merren masa nga autoritetet përkatëse, por njëkohësisht për të ardhur keq, për fatin e këtyre bebeve.
Ka edhe nevojtarë por ka edhe kriminalitet. Kur t’i jepni para një lypëseje, dijeni se mund të keni investuar në një biznes të fëlliqur që shuan jetë foshnjash çdo ditë .

Po ndodh

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
FOTO GALERI/ Edi Rama aktron me gjeste në Kuvend, por ministres së tij të Drejtësisë, sot nuk mundi t’ia kalojë

FJALA/ Rama do të bëjë ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Nuk do qëndrojnë në krye të piramidës

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej