Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJTE/ Burri italian i shqiptares që theri djalin dhe vrau veten rrëfen bisedat e fundit

13/02/2017
DETAJTE/ Burri italian i shqiptares që theri djalin dhe vrau veten rrëfen bisedat e fundit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Burri i shqiptares që dje tronditi Torinon në Itali, pasi masakroi me 6 goditje thike djalin e vogël dhe më pas u hodh nga kati i tetë i pallatit ku banonte u mbaj për 10 orë në polici, duke dëshmuar për ngjarjen e rëndë.
Mediat italiane raportojnë se Dante Scrivano u dëgjuar gjerë e gjatë nga hetuesit lidhur me ngjarjen, për raportin me shqiptaren dhe me djalin dhe gjithçka tjetër që mund të çojë hetuesit të kopsitin dosjen.
Sipas mediave, ish burri ka treguar për problemet që kishin së bashku.
“Nuk është ashtu si thonë mediat, unë nuk isha aty kur ndodhi, kisha zbritur poshtë të merrja një kafe dhe të blija cigare. Por ne nuk i kishim punët mirë. Ajo më thoshte sa herë se do vritem e do vras edhe djalin tonë, kështu nuk do na kesh më nëpër këmbë”, ka thënë ai.

Gjendja e djalit, tepër kritike

Ndërkohë gjendja e djalit të vogël mbetet shumë e rëndë. Mjekët thonë se ai i është nënshtruar ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale.
“Djalit iu operua në të njëjtën kohë mushkëria, mëlçia dhe shpretka dhe më vonë iu rindërtua tendinat e gishtave të masakruara nga goditjet me thikë”, thonë mjekët.

Detajet tronditëse

Sipas mediave italiane, për vite të tëra Elida Zero, lindur në Shqipëri, e që 35 vjeç i mbushte për një muaj, ndiqej nga një psikolog për shkak të një depresioni që i ishte bërë kronik.
Nga fqinjët, por edhe nga efektivët policorë dhe hetuesit, vijnë konfirmime të tjera:
“Shpesh ne e kishim dëgjuar atë të thoshte se nuk do duronte më: ‘Do hidhem, do të hidhem’, thoshte e reja”.
Sigurisht që askush nuk priste që ajo ta bënte realitet këtë veprim…
Edhe pse ngjarja po hetohet si vetëvrasje dhe agresion ndaj fëmijë, megjithatë, ish-partneri i gruas, Dante Scrivano, 54 vjeçar u mor në pyetje menjëherë pas ngjarjes së rëndë, shkruan “Panorama”.
Një intervistë që nuk kishte përfunduar as deri në pasditen e vonë të ditës kur ndodhi krimi, shkruajnë mediat italiane.
Mediat shkruajnë se shqiptarja Elida Zero madje punonte edhe si prostitutë.
“Një jetë e trazuar që e kishte shtyrë atë madje të jetonte edhe në Francë së bashku me fëmijën, në përpjekje për të kërkuar azil politik”, shkruan “La Stampa”.
Por babai i fëmijës, italiani nga i cili shqiptarja ishte ndarë pas akuzave të ndërsjella mes tyre për keqtrajtim, disa javë më parë shkoi në Francë dhe e kishte sjellë sërish atë dhe djalin e vogël në Torino.
Pra, nëna dhe djali ishin strehuar në një banesë që italiani ua kishte lënë të lirë, aty ku dje në mëngjes rreth orës 11:30 ndodhi tragjedia.
Në banesë ishte edhe ish-burri i shqiptares dhe djali tjetër, shkruajnë mediat italiane të cilat citojnë edhe burrin Dante Scrivano të ketë thënë:
“Ajo kishte probleme të mëdha, të e enjten më ka telefonuar duke më thënë se do të bënte një çmenduri”, tha ai teksa shtoi se shqiptarja e akuzonte se ai e tradhtonte me femra të tjera.

Po ndodh

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
FOTO GALERI/ Edi Rama aktron me gjeste në Kuvend, por ministres së tij të Drejtësisë, sot nuk mundi t’ia kalojë

FJALA/ Rama do të bëjë ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Nuk do qëndrojnë në krye të piramidës

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej