Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO SKANDAL/ Ndërtimi i “Velierës” në Durrës, mbulohet muri rrethues i qytetit

12/02/2017
FOTO SKANDAL/ Ndërtimi i “Velierës” në Durrës, mbulohet muri rrethues i qytetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prej pak muajsh në një nga sheshet historike të qytetit të Durrësit, po kryhen punimet për zbatimin e projektit “Veliera”, me kosto 6 milion dollarë.
Lidhur me kontrollin e punimeve nga arkeologët, ministria e Kulturës, tha për “Gazeta Shqiptare”, se “aktmarrëveshja trepalëshe është lidhur në datë 27 janar 2017, ndërmjet Institutit të Arkeologjisë (IA), Bashkisë Durrës dhe Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik (ASHA), me objekt ‘Monitorimin arkeologjik të punimeve në kuadër të projektit ‘Zbatimi i sheshit publik para hyrjes së Portit Durrës’”.
Por tre ditë para lidhjes së kontratës, me datë 24 janar, u mbulua një pjesë e murit rrethues të qytetit, që kishte dalë në dritë nga gërmimet për ndërtimin e sheshit.



Arkeologë që prej vitesh e eksplorojnë nëntokën e Durrësit, thanë për Amfoa.al në kushtet e kofidencialitetit, se ky fragment muri i mbuluar, është i njëjti me atë të mbetur ngjitur me torrën veneciane, e që lidhet me fragmentin e murit mbi të cilin është ndërtuar pallat.



Edhe pse punimet nisën në nëntor të vitit 2016-të, kontrata midis bashkisë Durrës dhe IA-së, e ASHA-s, u lidh dy muaj më pas. Aktualisht ky fragment muri është mbuluar me material çakull dhe pritet të hidhet shtresa e betonit.



Pjesë të shkëputura blloqesh prej guri, mbledhur pranë torrës veneciane

Përveç fragmentit të murit, janë zbuluar edhe varre që mund t’i përkasin periudhës së mjesjetës, siç dokumentohet nga fotografia e shkrepur me datë 24 janar 2017-të. Por në mungesë të një kontrate me arkeologët, këto varre nuk dihet se ku kanë përfunduar.



Fragmenti i murit ndodhet larg vendit ku janë zbuluar muret dhe topat e periudhës së mesjetës, zbulim i cili që prej datës 4 shkurt solli pezullimin e punimeve në këtë zonë.
“Dyshohet se kemi të bëjmë me një banesë të periudhës osmane”, u shpreh për Amfoa.al, kreu i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës (DRKKD), Ledion Lako, duke shtuar se zbulimi po dokumentohet dhe dosja do t’i dërgohet Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, e cila pas krijimit të një komisioni vlerësues, do të vendos se si do të veprohet me këto gjetje.



Zona ku u zbuluan muret dhe topat mesjetarë

Sponsorizuar

Shkelje të tjera
1. Në ligjin “Për trashëgiminë kultutrore”, NENI 38, shkruhet se:
“Çdo vendim i marrë nga këshillat e rregullimit të territoreve për ndërhyrje ose ndërtim në zonat e shpallura monument kulture ose në zonën e mbrojtur pranë një monumenti kulture, pavarësisht nga pronësia, është i pavlefshëm”.
DRKK Durrës, bën me dije për ne se muri poshtë pallatit është monument kulture i kategorisë I. Rrjedhimisht nga kjo, të njëjtin status duhet të gëzojë edhe fragmenti i murit të mbuluar në muajin janar.


2. Në vendimin e Këshillit të Ministrave, datë 23.3.2011, Për miratimin e rregullores “Për administrimin e zonës arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Durrësit”, Neni 2, pika 3, shkruhet se;
“Vendosja e konstruksioneve të lehta, dru, xham, plastikë, metal me lartësi maksimale 3 m, të cilat duhen realizuar larg mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara. Konstruksionet vendosen dhe përdoren nga institucionet shtetërore të specializuara, duhet të jenë të lëvizshme dhe që në asnjë rast nuk dëmtojnë nëntokën dhe peizazhin, në funksion të ruajtjes, ekspozimit, informimit publik dhe nevojave të tjera që lidhen me veprimtarinë arkeologjike në veçanti dhe trashëgiminë kulturore në përgjithësi”.



Burimi: Interneti

Në kundërshtim me këtë përkufizim, që i referohet ndërhyrjeve në zonat arkeologjike A, tenda e velierës parashikohet të jetë rreth 60 metra e gjatë dhe 40 metra e gjerë, dhe mbështetet vetëm në katër pikat kulmore të përbëra nga po aq shufra të stabilizuar në inoks çelik, si direku i një anijeje me vela.


Gjithashtu mbi muret e banesës osmane të zbuluara ditët e fundit, janë ngulur pilota me hekur dhe beton.
Fragmenti i mbuluar i murit, lidhej me pjesën ekzistuese të tyre, të cilët u ndërtuan nga perandori bizantin Anastasi I, me origjinë nga Durrësi dhe pas dëmtimit nga tërmeti katastrofik i vitit 345, ndëryrjet u bënë nga perandori Justinian (527-565). Përgjatë mesjetës së hershme dhe të vonë, ato janë përforcuar në pjesë të ndryshme. Amfora.al

Po ndodh

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
FOTO GALERI/ Edi Rama aktron me gjeste në Kuvend, por ministres së tij të Drejtësisë, sot nuk mundi t’ia kalojë

FJALA/ Rama do të bëjë ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Nuk do qëndrojnë në krye të piramidës

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej