Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Il Giornale”: Ja kush qëndron pas sherrit Llalla-Lu

11/02/2017
“Il Giornale”: Ja kush qëndron pas sherrit Llalla-Lu
Share on FacebookShare on Whatsapp

Debati i ashpër ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe Ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, tashmë është kthyer në një çështje në median ndërkombëtare.

Pas disa mediave amerikane, në datën 11 Shkurt, gazeta italiane “Il Giornale” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë përplasjeve publike, duke e vënë theksin tek lidhjet e Soros-it, të cilat tashmë janë bërë pjesë e diskutimit politik në vendin tonë.

Shkrimi i plotë i “Il Giornale”

Përplasje ballore ndërmjet Prorkurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu, i akuzuar se është një agjent i Soros-it që synon të manipulojë politikën e brendshme shqiptare.

Nga Giovanni Giacalone

E akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla se është kundër Reformës në Drejtësi në Shqipëri, e cila është iniciuar nga Soros dhe ish-qeveria e Obamës. Kjo është një ndërhyrje tërësisht jashtë vendit e ish-estabilishmentit amerikan, të cilën, edhe ne në Itali jemi mësuar dhe për këtë mjaftton të kujtojmë ish-ambasadorin amerikan në Romë, John R. Philips, i cili u rreshtua në favor të votës “Po” në referendumin e dëshiruar nga Mateo Renzi, duke deklaruar se vota “Jo” do të ishte një hap pas për Italinë.

Në Shqipëri, çështja është akoma më serioze. Për ta kuptuar situatën, mjafton të përmendim akuzat e Prokurorit të Përgjithshëm kundër ambasadorit Lu.

“Prokuroria e Përgjithshme ia bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të luajë rolin e Zotit në politikën shqiptare, këtë nuk mund ta bëjë në Prokurori”

Dhe, më tej: “Zoti Lu mendon se ka në dorë fatin e Prokurorisë kur shantazhon institucionet ose u heq vizat, me qëllimin për të mbyllur hetimet. Ai dhe kushdo tjetër duhet ta ketë të qartë se për të zhvilluar hetimet sipas detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, prokurorët nuk kanë nevojë për vizë. Këto lloj presionesh nga ana e ambasadorit amerikan në Tiranë janë të ngjashme me tipologjinë e përdorur nga Soros, me qëllimin për të manipuluar opinionin publik dhe për të zhvlerësuar rolin e institucioneve”.

Prokurori, më tej, vijon: “Duke qenë një mbështetës i hapur i Reformës në Drejtësi në Shqipëri, zoti Lu i ka bërë presion Prokurorit të Përgjithshëm që të përkrahë publikisht paketën e drafteve ligjore edhe kur ato ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut, siç u deklaruan edhe nga Komisioni i Venecias”, shkruan Syri.net

Prokurori Llalla akuzoi më tej Lu-në se ka kërcënuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse nuk mbështetet publikisht reforma në drejtësi, por jo vetëm kaq: “Në më shumë se një rast, ambasadori Lu ka ushtruar presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për mbylljen e hetimeve ndaj disa shoqërive, të cilat dyshohej se kishin shkelur ligjet shqiptare”

Ndërhyrja më flagrante duket se është ajo për Bankers Petroleum, një shoqëri kanadeze, e cila në mars 2016 iu shit shoqërisë kineze Geo-Jade.

Në Shqipëri, Bankers Petroleum prodhon rreth 200 mijë fuçi me naftë në ditë, por është akuzuar nga mediat lokale dhe banorët për dëme të pariparueshme në shtëpi, tokë e ujëra, si edhe për shëndetin e atyre që jetojnë në atë zonë naftëmbajtëse.

Prokurori i Përgjithshëm citon, ndër të tjera, një letër që i është dërguar nga ambasadori Lu, në lidhje me hetimet ndaj Bankers Petroleum për disa raste të ndotje të zonës Patoz-Marinëz. Letra, e cilësuar si e dyshimtë si nga Prokuroria, ashtu edhe nga disa media shqiptare, shkruan në mënyrë të veçantë: “Presim që qëllimet politike dhe presionet publike të mos ndikojnë në vendimmarrjen e Prokurorisë”

Kjo çështje mori përmasa të tilla, aq sa ambasadori amerikan Lu u vendos në mënyrë ironike në kopertinën e gazetës së përditshme ‘Dita”, duke treguar letrën.

Përplasja ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe ambasadorit amerikan është pasqyruar edhe nga Washington Times, ku janë prezantuar disa detaje interesante.

Kjo gazetë, përveçse ngre gishtin kundër ambasadorit Lu, i cili akuzohet se ka ndjekur axhendën e Soros-it në Shqipëri, thekson edhe faktin që administrata Obama ka mbështetur fuqishëm Partinë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit është identifikuar si një prej të ftuarve në dasmën e Xhorxh Sorosit, në vitin 2013

 “Washington Times” bën të ditur gjithashtu se, rreth 70 anëtarë të opozitës u janë revokuar vizat nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Motivet nuk janë të qartë, pasi edhe selia diplomatike ka konfirmuar se nuk mund të komentojë raste individuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.