Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bankat, tension me ministrinë e Brendshme: Nuk ndryshuat kushtet

11/02/2017
Bankat, tension me ministrinë e Brendshme: Nuk ndryshuat kushtet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shoqata Shqiptare e Bankave deklaroi sot se ka kërkuar plotësimin e kushteve të transportit të parave prej 7 muajsh por askush nuk e ka marrë këtë përgjegjësi. Shkak për reagimin ishte grabitja e 3 milionë eurove para dy ditësh gjatë transportit nga Tirana në Rinas.

Deklarata:

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ndan të njëjtin shqetësim dhe interes për dënimin e autorëve të këtij akti të përsëritur në një territor që duhet të ishte model i sigurisë. Ajo do të mbështesë deri në fund, pa asnjë mëdyshje, të gjitha institucionet përgjegjëse të bëjnë punën e tyre të hetimit dhe mbledhjes së provave për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë para drejtësisë autorët e krimit.

Por, në këtë mori informacionesh të mbingarkuara, shpesh në mënyrë jo profesionale, është hedhur baltë mbi përgjegjësinë e bankave për një veprimtari që ligji e ka shumë qartë të përcaktuar. Sqarojmë se shërbimi i transportimit të vlerave monetare në industrinë bankare kryhet në përputhje me Rregulloren e Bankës së Shqipërisë nr. 67, datë 1.6.2016 “Për kërkesat minimale të sigurisë në ambientet ku kryhen veprimtaritë bankare dhe financiare dhe për transportin e vlerave monetare” dhe të ligjit nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, raporton Monitor.

Bankat kanë përgjegjësi për sigurinë fizike brenda ambienteve ku zhvillojnë veprimtarinë, kanë përgjegjësi të zbatojnë kërkesat rregullatore dhe ligjore për lidhjen e kontratës me një shoqëri Shërbimi Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF), e cila është e licencuar për transportimin e vlerave monetare, si dhe të bëjnë sigurimin e godinave, vlerave monetare në kasafortë dhe në lëvizje.

Sipas ligjit, bankat nuk lejohen të transportojnë vetë vlera monetare. Ato nuk janë përgjegjëse për vendosjen e standardeve apo kërkesave për këtë veprimtari, sa kohë ligji nuk parashikon dhe nuk ja njeh këtë detyrë apo të drejtë. Shoqata Shqiptare e Bankave, pasi ka evidentuar elementët e rrezikut gjatë transportimit të vlerave monetare, ka kërkuar, për më tepër se 7 muaj, pranë autoriteteve vendosjen e standardeve për transportimin e vlerave monetare në kuadrin rregullator përkatës, i cili ende nuk është plotësuar.

Shoqata Shqiptare e Bankave mbështet dhe inkurajon tryezën e rrumbullakët me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Bankën e Shqipërisë dhe AAB si instrumentin më të mirë për të ecur përpara. Dakordësia në takim për shoqërimin gjatë transportit të vlerave monetare me policinë e shtetit, të kontrollit të SHPSF-ve dhe për ngritjen e një grupi pune të përbashkët që do të shqyrtojë planin e masave për parandalimin e ngjarjeve të përsëritura dhe të rënda gjatë transportimit të vlerave monetare, janë të mirëpritura dhe garanci më shumë drejt vendosjes edhe të kësaj veprimtarie nën siguri të plotë, përfundon deklarata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

13/08/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

TIRANË/ Nis me rrahje e përfundon me plumba, Konflikt me armë zjarri në rrugën “Gjolekë Kokona”

13/08/2026
Presidenti Zelenski, takim me Kryeministrin Rama

Gjysëm hamendja e Ramës për deklaratën e Zelenskit për Kosovën: Edhe mund ta ketë gabim

13/08/2026
Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Tirana digjet, arka mbushet! Ku shkuan miliardat e betonit

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

13/08/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

TIRANË/ Nis me rrahje e përfundon me plumba, Konflikt me armë zjarri në rrugën “Gjolekë Kokona”

13/08/2026
Presidenti Zelenski, takim me Kryeministrin Rama

Gjysëm hamendja e Ramës për deklaratën e Zelenskit për Kosovën: Edhe mund ta ketë gabim

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.