Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Thirrje durrsakëve: Të ndalim betonin e Dakos dhe bandat e Ramës me vendimin e madh të 18 shkurtit”

09/02/2017
“Thirrje durrsakëve: Të ndalim betonin e Dakos dhe bandat e Ramës me vendimin e madh të 18 shkurtit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve të Durrësit të bashkohen në lëvizjen e madhe të 18 shkurtit në Tiranë, për të ndalur pushtetin e korruptuar dhe të inkriminuar që i ka braktisur ata, dhe që kërkon të ruajë interesat e tij klienteliste e korruptive.
“Në sheshin Veliera të Durrësit, po shkatërrohet pasuria arkeologjike e qytetit me një projekt të paligjshëm e korruptiv të Edi Ramës e Vangjush Dakos, me të njëjtin klient si në rastin e Stadiumit Qemal Stafa” tha ai.
Basha e denoncoi këtë aferë dhe u bëri thirrje qytetarëve për protestë duke folur në zonën ku po hidhet betoni i Dakos.
“Pa pyetur qytetarët, dhe në kundërshtim me ligjin, pa asnjë leje arkeologjike, apo mjedisore, po hedhin 6 milion dollarë të taksave të durrsakëve, 6 milion dollarë të shqiptarëve, për një mur betoni. Nga këto 6 milion dollarë, 3 milion do shkojnë për të blerë beton tek Gjushi. Me këto 6 milion dollarë mund të ndërtoheshin 500 apartamente për çiftet e reja të pastreha të Durrësit. Me 6 milion dollarë mund të jepet asistencë ekonomike për 12 mijë familje në Durrës, të cilët sot nuk e marrin atë dhe nuk paguajnë dot as faturat e energjisë”, tha Basha.
Basha e përshëndeti reagimin e shoqërisë civile dhe të qytetarëve të Durrësit që kanë reaguar për këtë projekt skandaloz e korruptiv që shkatërron vlerat historike të qytetit, për interesa personale e financiare të Dakos e Ramës.
Por Basha theksoi, se duhet një bashkim i madh si i 18 shkurtit, për të ndalur këtë kastë të korruptuar që kërkon të qëndrojë në pushtet për të vazhduar vjedhjet dhe abuzimet, duke mos lejuar votën e lirë të qytetarëve të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë.
“Në 18 shkurt i ftoj qytetarët e Durrësit që zemërimit të tyre t’i japin zë, që protestës së tyre t’i japin formë duke u bashkuar në Tiranë. Duke u ngritur bashkë në Tiranë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes të cilave të sjellim një qeveri që nuk i shpenzon paratë e taksave të tyre për të mbushur xhepat Dako-Rama, por i shpenzon për problemet e tyre akute që kurrë nuk kanë qënë më të mprehta për Durrësin dhe qytetarët e tij”, bëri thirrje Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike i garantoi qytetarët se nuk do të lejohet më që bandat të vendosin zgjedhjet.
“Nuk do të lejojmë kurrë Edi Ramën me hajdutët dhe bandat e tij të mbajnë peng Shqipërinë. Ndaj më 18 shkurt t’i japim një përgjigje të fortë, duke u bashkuar në Tiranë, për të gjitha të këqijat. Për çfarë premtuan dhe nuk bënë dhe për çfarë bëjnë kundër interesit qytetar. Në 18 shkurt të ngrihemi bashkë në Tiranë e prej aty në mbarë Shqipërinë në një lëvizje popullore që nuk do të përfundojë pa rrënuar këtë qeveri, e pa iu kthyer pushtetin qytetarëve me zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Lulzim Basha.

 

basha ne durressss

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.