Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Lulzim Basha takim edhe në Lushnje: Në 18 shkurt ti themi ndal oligarkisë së Edi Ramës

08/02/2017
FOTO/ Lulzim Basha takim edhe në Lushnje: Në 18 shkurt ti themi ndal oligarkisë së Edi Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Data 18 shkurt do të jetë protesta për ti thënë ndal oligarkisë së Edi Ramës dhe pushtetit të degraduar”.
Ky është mesazhi i kreut të PD-së Lulzim Basha në Lushnjë në një takim spontan.
Kanë qenë qindra fermerë të Lushnjës të cilët mirëpritën kreun e demokratëve Lulzim Basha  në krah të rrugës nacionale në fshatin Grabian.
Revolta e tyre ndaj qeverisë ishte e madhe pasi nga qeveria nuk kanë asnjë përkrahje. Asnjë subvencion, asnjë investim në bujqësi, çmimet janë rritur e bashkë me to dhe kostoja e prodhimit. Fermerë thanë se për të tretin vit  nuk shesin dot prodhimet dhe varfëria është rritur.
“Vjet vajti uji 1 metër në shtëpinë time në Çermë. Na tha që do u dëmshpërblej por na dha veç një batanije dhe 4 kile makarona”, u shpreh një fermer.
“Kam votuar gjithnjë PS-në dhe kjo është hera e parë që do votoj PD-në. Kanë 4 vjet që më kanë hequr pensionin. Unë jam invalid dhe nuk punoj dot”, tha një tjetër banor i zonës.
Lideri i opozitës tha se mosmbajtja e premtimeve dhe përfitimet nga korrupsioni janë arsyet se pse Edi Rama nuk do zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Lulzim Basha ftoi fermerët lushnjarë dhe të gjithë Shqipërisë për tu bashkuar më 18 Shkurt në protestën e madhe kundër kastës së korruptuar. Basha tha se 18 Shkurti është dita për të nisur rrugën e kthimit te pushtetit tek qytetarët.
“18 Shkurti është dita kur ngrihemi bashkë në Tiranë për të marrë një vendim të madh; zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përmes tyre një qeveri që garanton shërbimin ndaj jush. Një qeveri që nuk i braktis qytetarët por ju shërben atyre. Beteja është të largojmë këtë kastë të korruptuar që ka kapur për fyti Shqipërinë dhe pas 25 viteve ti japim më në fund Shqipërisë një qeverisje të qytetarëve, një qeverisje që arrin ta mbështesë fermerin, me investime, me hapësirë dhe liri në treg. Sot nuk ka liri fermeri të tregtojë atë që prodhon. Nuk ka liri sepse shteti është kthyer në xhandar, në gjobitës, në zhvatës. Populli ngrihet, ne ngrihemi, bashkë do ngrihemi me 18 Shkurt. Ju jap fjalën që nuk do tërhiqemi derisa të diktojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha. 
lulzim basha, takim fermere lushnje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.